Rita Ora “provokuese” në “X Factor” (Foto)

E publikuar: 06/12/2015 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

6 Dhjetor 2015 – 12:02

Të shtunën në mbrëmje, këngëtarja e famshme Rita Ora është veshur shumë “provokuese” në gjysmë finalen e “X Factor”.

25 vjeçarja, me origjinë nga Kosova, është fotografuar duke u larguar nga studiot e “X Factor” dhe ajo për këtë gjysmë finalen e kësaj shfaqje ka zgjedhur që të vesh një fustan të gjatë me ngjyrë vjollce dhe i prerë thellë në pjesën e përparme dhe të pasme.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen tek Rita Ora ishte gjoksi i saj pothuajse i tërë i zbuluar, gjë që s’ka lënë shumë vend për imagjinatë, dhe tërë kohën ishte duke buzëqeshur teksa ishte duke u larguar, transmeton Koha.net.

Këngëtarja mahnitëse, ishte duke u larguar me dy finalistet e saj të “X Factor”-it, Louisa Johnson dhe Lauren Murray.

© KOHA