Një histori si në filma është ajo e një çifti të dashurish në Itali. Në fakt ngjarja ka ndodhur në Itali, por protagonistë janë shqiptarët. Gjithçka është mësuar kur i riu shqiptar denoncoi në polici grabitjen me dhunë të telefonit celular nga dy persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se personi që ra pre e grabitjes së telefonit kishte shantazhuar një vajzë, po shqiptare, me të cilën kishte pasur një flirt.
Ai i çonte sms kërcënuese 23-vjeçares shqiptare, ku i shkruante se nëse nuk shkon sërish në shtrat me të, videon e seksit do t’ia dërgonte të fejuarit të saj.
Si duket vajza e re ka pasur një lidhje të shkurtër me këtë djalë, më pas është terhequr. Ajo ka ndjerë rrezikun nga mesazhet e tij kërcënuese dhe ka paguar dy persona për t’i grabitur telefonin në rrugë.
Kjo është pista ku po heton policia për këtë ngjarje, ende të pazbardhur plotësisht nga autoritet e rendit në shtetin fqinj.