Strategu spanjoll ka komentuar punën që ai është duke bërë si trajner i Los Blancos, duke mos pëlqyer që të lëshohet në gjëra tjera.
Rafa Benitez ka folur për mediat lidhur me aferën Cheryshev dhe me gjendjen e përgjithshme në të cilën është Real Madridi, para përballjes me Getafen.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga ato që ka thënë në adresimin para mediave presidenti Florentino Perez.
“Presidenti ishte i qartë në sqarimin e tij. Ai e tha të vërtetën dhe ne s’kemi asgjë për të shtuar”.
Lidhur me zhvillimet që nga marrja e kreut të stolit të Los Blancos ai ka thënë se është duke punuar shumë që skuadra të përmirësohet.
“Kur shkon në një klub të ri duhet ditur që detajet janë ato që vërehen. I di këto gjëra dhe jam i bindur që rruga që ndjek është ajo e duhura. Duhet të punojmë shumë dhe do të mundohem t’i bëj gjërat sa më mirë që di. Kemi skuadër të madhe, që mund të bëj gjëra të mëdha”.
Rafa e ka lavdëruar kundërshtarin e fundjavës, ndërsa ka refuzuar të jap ndonjë koment për Gerard Piquen dhe reagimin e tij pas marrjes vesh të aferës Cheryshev.
“Getafe ka treguar se është skuadër stabile. Më me rëndësi është që lojtarët të luajnë në stilin tonë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë”.
“Unë jam profesionist, nuk i komentoj këto gjëra”.