Real Madrid rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Mbretit. Shkak për këtë është aktivizimi i futbollistit Denis Cheryshe në ndeshjen që Reali zhvilloi të mërkurën ndaj Cadiz.
Presidenti i klubit andaluzian Manuel Vizcaino tha se do të dërgonte një ankesë zyrtare mbi incidentin, që mund të sjellë edhe përjashtimin e “Los Blancos”-ave nga kompeticioni.
Cheryshev u ndëshkua me 3 kartonë të verdhë gjatë sezonit të kaluar kur luante me fanellën e Villarealit dhe pezullimi për një ndeshje vlente edhe për sezonin pasardhës. Por pavarësisht kësaj trajneri Benitez e aktivizoi lojtarin i cili shënoi edhe një gol. Gjatë pushimit të pjesës së parë filloi të përhapej lajmi që Cheryshev supozohej të ishte i pezulluar dhe lojtari u zëvendësua 40 sekonda pas fillimit të pjesës së sytë.
Osasuna u përjashtua nga Kupa e Mbretit në shtator për shkak se kishte aktivizuar lojtarin e pezulluar Unai Garcia.