Atleti Oscar Pistorious është shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp dhe pritet të dënohet së paku me 15 vjet burgim.
Vrapuesi olimpik nuk ishte prezent në Gjykatën Supreme të Apelit për të dëgjuar vendimin e panelit të përbërë nga pesë gjyqtarë.
Pistorious, 29-vjeçar, pritet të kthehet në gjykatë gjatë Vitit të Ri për t’u gjykuar me 15 vjet burgim për vrasjen e Steenkamp përmes derës së tualetit në shtëpinë e tij.
Ai deri më tani ishte nën arrest shtëpiak pasi ishte shpallur fajtor për vrasje pa paramendim.
Sot Gjykata Supreme vendosi që ta kthej prapa këtë vendim për ta zëvendësuar me vrasje.