Kriza politike – ndikimet në procesin e liberalizimit

02.12.2015 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kriza politike – ndikimet në procesin e liberalizimit

Njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane, konsiderojnë se Kosova në mesin e këtij muaji mund të marrë rekomandime pozitive për çështjen e liberalizmit të vizave, por, sipas tyre nuk do të thotë se me një rekomandim të tillë nga ana e Komisionit Evropian do të hiqen të gjitha dilemat për liberalizimin e vizave.

Njohësi i çështjeve integruese evropiane, Shenoll Muharremi, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe nëse do të ketë rekomandime pozitive, Kosova dhe institucionet kosovare kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

“Nëse Komisioni Evropian jep një rekomandim të tillë nuk përfundon izolimi i kosovarëve, pasi që janë edhe dy hapa të tjerë; një, drita jeshile prej ministrave të punëve të brendshme që të lejojnë Komisionin Evropian ta nisin procesin legjislativ që të hyjë në fuqi. Kur do të vijë çështja te ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së, ata janë shumë serioz që mendojnë shumë për sigurinë e qytetarëve të tyre, për krimin, migrimin”.

“Kemi pasur raste kur Luksemburgu ka bërë shumë telashe qoftë edhe për 100 azilkërkues të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Muharremi.

Zoti Muharremi, konsideron se politika e jashtme e Kosovës, por edhe institucionet e tjera, duhet të merren më shumë me çështjen e liberalizimit të vizave pasi që, siç thotë ai, punët e një shteti nuk mund t’i bëjë një shtet tjetër.

“Në këtë kontest është shumë e rëndësishme që ne me qenë shumë më strategjik dhe me i pas prioritetet tona, mos të shpenzojmë energji në anëtarësim në forume të ndryshme”.

“Ndoshta nuk kanë shumë rëndësi për momentin sa ka çështja e vizave, çështja e qasjes në programe të BE-së, çështja e MSA-së dhe gjëra të tjera. Fakti që kemi nënshkruar MSA-në dhe nuk kemi liberalizim të vizave kjo do të thotë se ne nuk mund ta përdorim atë se bizneset tona nuk po arrijnë të lëvizin lirshëm”, tha Muharremi.

Emrush Ujkani, njohës i të drejtës së Bashkimit Evropian, beson se Kosova do të marrë rekomandime të qarta nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, por siç thotë ai, veprimet e fundit në Kuvendin Kosovës do të ndikojnë në shumë çështje që lidhen më Kosovës dhe Bashkimin Evropian.

“Mund të kemi disa parametra që mund ta tregojnë rrugën deri ka fundi se si do të duket. Mirëpo, ky proces do të kushtëzohet në dy gjëra, e para është kompleksiteti i raporteve të Kosovës me Bashkimin Evropian e kushtëzon dhe do te këtë vështirësi në këtë proces sikur që ishte rasti me MSA-në, dhe e dyta, ky proces do të kushtëzohet nga vet klima politike e brendshme të cilën e kemi në Kosovë”, tha Ujkani.

Zoti Ujkani mendon Kosova në masë të madhe ka përmbushur obligimet që janë dhënë lidhur me liberalizimin e vizave. Çështjet teknike që lidhen me zbatimin e ligjit kanë mbetur ende pa u plotësuar, thotë Ujkani.

“Çështja e emigrantëve dhe pastaj kërcënimet e vazhdueshme që marrin vendet e BE-së, do të jenë ato që do ta ndikojnë në një masë këtë proces”, tha Ujkani.

Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, ka vlerësuar tri të arritura kryesore, ku përfshihen nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte dhe të arriturat në dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, si ngecje ka veçuar sërish reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Po ashtu, raporti ka kritikuar partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës për shkak të bllokimit të punës së Kuvendit dhe përdorimit të dhunës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur