Vivo zbuloi telefonat e rinj inteligjentë X6 dhe X6 Plus (Specifikat)

01.12.2015 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vivo zbuloi telefonat e rinj inteligjentë X6 dhe X6 Plus (Specifikat)

Vivo zbuloi telefonin e shumëpërfolur X6. Ky telefon ofrohet në dy versione: Vivo X6 me ekran 5.2 inç dhe Vivo X6 Plus me ekran 5.7 inç.  Të dy telefonat ofrojnë 4GB RAM, një veçori që është ofruar deri tani vetëm tek telefonat inteligjentë të cilësisë së lartë, si Note 5.

Modeli më kompakt, Vivo X6, ka ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë AMOLED, dhe është shumë i hollë, vetëm 6.56 mm. Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek MT6752 me tetë bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.7GHz dhe kartën grafike Mali-T760.

Përveç madhësisë së ekranit, Vivo X6 dhe X6 Plus ndryshojnë edhe sa i përket hapësirës së brendshme. I pari ofron 32 GB hapësirë të brendshme, ndërsa versioni më i madh ofron 64GB hapësirë, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Vivo X6_X6 Plus.

Vivo X6 Plus ka gjithashtu një bateri me kapacitet më të madh, 3000 mAh, ndërsa X6 fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2400 mAh. Ata ofrojnë teknologjinë e furnizimit të shpejtë me energji, e cila po përdoret gjerësisht tek telefonat inteligjentë. Telefonat kanë gjithashtu kamerë parësore 13 megapikselë dhe kamerë për selfie 8 megapikselë me vetë-fokusim.

Pajisjet kanë dy vende për karta SIM, skanerin e gjurmëve të gishtave në anën e pasme, dhe do të ofrohen në ngjyrë ari, argjendi, dhe ari ngjyrë rozë. Vivo do t’i tregtojë me sistemin operativ Funtouch, bazuar tek sistemi Android 5.1 Lollipo.

Vivo X6 do të kushtojë 390 dollarë, ndërsa Vivo X6 Plus do të shitet për 469 dollarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)