Me golin e shënuar në minutën 24 për udhëheqjen e Leicester ndaj Manchester United, Jamie Vardy ka hyrë në histori të Premier League duke u bërë lojtari i parë i cili ka arritur të shënojë në 11 ndeshje me radhë, transmeton Klan Kosova.
Jamie Vardy, 28 vjeçari i cili deri para tri vjetësh ishte anonim për botën e futbollit dhe luante në ligën e pestë të Anglisë, tash është duke i bërë konkurrencë të drejtpërdrejtë Wayne Rooney-t për vendin e sulmuesit në ekipin e Anglisë për Europianin e ardhshëm.
Ai është bërë referencë e golashënuesit në ligën më atraktive në botë, pasi në 11 ndeshje ka shënuar 13 gola.
Të gjithë golat e tij mund t’i shikoni ketu: