Në mesin e të arrestuarve edhe 20 të mitur

E publikuar: 28/11/2015 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e të arrestuarve janë edhe 20 të mitur. Policia e Kosovës sot ka arrestuar rreth 90 aktivistë të cilët ishin futur brenda selisë së Vetëvendosjes për të kundërshtuar arrestimin e deputetit Albin Kurti ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe 20 të mitur.

Të rinjtë e moshës 16-18 vjeçare janë intervistuar në praninë e punëtorit social dhe, sipas drejtorit për punë sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, shumica nga ta janë dërguar në mbajtje dhe vetëm 3 nga ta mund të lirohen, raporton Koha.net.