Sipas terapeutit seksual amerikan, Jack Morin, janë këto rregulla të seksit anal do të duhej t’i dinte çdo mashkull dhe çdo femër.
1. Penetrimi anal është forma më së paku e praktikuar e seksit anal
Sipas terapeutik Jack Morin më së shpeshti praktikohet përkëdhelja e anusit gjatë masturbimit, seksit oral dhe vagjinal. Disa kënaqen duke ndier përkëdheljen me gisht, derisa të tjerët më shumë i dëshirojnë vibratorët. Është shumë i adhuruar edhe analingusi.
Edhe pse këtë ide shumica e refuzojnë, të tjerët kënaqen në ofrimin dhe marrjen e këtij lloji të veçantë të kënaqësisë.
2. Seksi anal nuk shkakton dhembje, nëse praktikohet drejt
Meqenëse anusi përmban një numër të madh përfundimesh nervore, për shkak të veprimeve të padrejta mund të shkaktojë dhembje, ndërkaq me marrëdhënie të drejtë ofron kënaqësi të mëdha. Kur bëhet penetrimi, muskujt analë mblidhen sikur frikësohen nga depërtimi.
Dhembja do të shfaqet nëse partnerët nuk presin relaksimin e atyre muskujve, me ç’rast edhe penetrimi krahas masës së drejt të lubrifikantit do të jetë i këndshëm.
3. Në seksin anal mund të përjetohet kënaqësia edhe nëse në të kaluarën ka qenë i pakëndshëm
Vetëm dëshira për të praktikuar seks anal nuk është garanci e domosdoshme kënaqësie. Tendosja kronike e anusit është shkaktari më i shpeshtë gjatë seksit anal (Hemorroidet, kapsllëku).
Tendosja (pos me shërim, gjithsesi) mund të eliminohet edhe duke pasur njohuri më të mira për anusin.
Kënaqësia më ideale mund të arrihet gjatë bërjes dush, ose gjatë larjes në vaskë, kur trupi është plotësisht i relaksuar.
4. Anusin e rrethojnë dy mbyllës muskujsh, të cilët veprojnë krejtësisht në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri
Anusin e rrethon muskuli mbyllës, gjë që individi vetvetiu mund ta relaksojë dhe ta tendosë edhe muskulin e brendshëm mbyllës, të cilin drejton sistemi i pavetëdijshëm i reagimeve trupore. Muskuli i tillë lirohet vetëm kur trupi në tërësi pranon seksin anal.
5. Stimulimi anal ofron shumë lloje kënaqësish
Kënaqësitë anale mund të jenë psikike apo fizike. Te meshkujt burim i kënaqësive mund të jetë presioni mbi prostatën, qoftë kur është fjala për masazh me gisht, përdorimi i vibratorit apo te marrëdhëniet homoseksuale me penetrim penisi.
Te kënaqësitë psikike, para së gjithash, fjala është për trazimet e ndjenjave të bërjes së aktit pervers, i cili akoma përshkohet me shumë tabu, gjë që disa i eksiton fuqishëm.
6. Stimulimi anal mund të çojë në orgazëm
Janë të rrallë njerëzit që përjetojnë orgazëm me rastin e seksit anal. Më së shpeshti arrihet orgazma me stimulimin e njëkohshëm të klitorisit, përkatësisht të penisit.
7. Në kënaqësinë me rastin e seksit anal ndikon edhe ushqimi
Është mirë që ushqimi të jetë i tillë që të mos krijojë rëndesë, përkatësisht të mos pengojë procesin e tretjes. Në të kundërtën penetrimi mund vetëm të shtojë pakënaqësinë për shkak të tendosjes së sistemit të tretjes.
8. Anusit i duhet një lloj tjetër i higjienës
Anusi për dallim nga vagjina është jo i rrafshët dhe ka formë spiraleje. Mënyra më e mirë e higjienës para seksit anal është klizma.
Duke pasur parasysh që anusi në gjendje eksituese nuk ka lagështi, siç ka vagjina, me rastin e seksit anal është i domosdoshëm përdorimi i lubrifikantit me bazë uji.
9. Seksi anal nuk është lojë domosdo e dominimit dhe e nënshtrimit
Kuptohet që shumicës me rastin e seksit anal u trazohen mendimet që deri në njëfarë mase janë të nënshtruar. Mirëpo dominimi i drejtë i nënshtrimit me rastin e seksit anal nuk është vetëm mit. Seksi anal mund të jetë thjesht kënaqësi e dyanshme.
10. Seksi anal mund të jetë plotësisht i sigurt
Gjatë seksit anal rekomandohet posaçërisht përdorimi i prezervativit, sidomos kur është fjala për aventurat e një nate. Gjithmonë duhet pasur kujdes për higjienën e seksit anal.