Të takoni “picajol” të zotë mund t’ju ketë ndodhur shpesh, por të takoni “picajol” që bën art me picat e tij nuk ndodh ta shihni shpesh.
Agron Thaçi është një “picajol” shqiptar me origjinë nga Durrësi, por që punon në Itali. Ai përveç se shquhet për picat e tij, ai njihet edhe për artin që bën mbi to.
Kësaj radhe, Agroni ka punuar portretin e kryeministrit Edi Rama në picat e tij, duke marrë mjaft komplimente për punën.
Por, ai nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur që të bëjë edhe portretin e Adem Jasharit, Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të dyja rastet, Agroni ka bërë vërtet një punë të mirë, ndërsa thotë se këtë gjë e ka pasion. Ai thotë se do vazhdojë të bëjë portrete mbi picat e tij, por tani me figura të tjera shqiptare.