Jemi mësuar të dëgjojmë për lloje të ndryshme të seksit, për këtë nuk ka dyshim, por duhet ta dini se çdokund ka zakone të ndryshme, varësisht prej vendit.
Ne uebfaqe ne kemi gjetur norma të veçanta ku qytetarët e disa vendeve në SHBA duhet t’u përmbahen.
T’ia lëshojmë një sy këtyre rregullave në lidhje me seksin, që duken të çuditshme dhe të pabesueshme, por mjaft të vlefshme, që vijnë nga vendi më i madh demokratik në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ndalimi i posedimit të mbi gjashtë vibratorëve në Texas, tek rrezikimi me pesë vjet burg në Michigan, pasi e keni joshur një grua jo të martuar, kjo është gama e gjerë e ndalesave në ‘dritën e kuqe’.
Nebraska
Është e ndaluar të martohesh nëse e ke sëmundjen ‘Gonorrea’.
Utah
Është e ndaluar të martohesh me kushëririn, para se të arrish në moshën 65 vjeçare.
Arizona
Është e ndaluar ta posedoni më shumë se një ‘vibrator’ në të njëjtën shtëpi.
Michigan
Rrezikoni pesë vjet burg pasi e keni ngacmuar një grua të pamartuar.
Texas
Nuk mund t’i posedoni më shumë se gjashtë ‘vibratorë’.
Tennessee
Është e ndalur të kapeni për duar në shkollë dhe gjatë ligjeratave.
New York
Tradhtia bashkëshortore është e ndaluar me ligj.
Iowa
Puthjet nuk mund të zgjasin më shumë se pesë minuta.
Washington
T’i jepni përparësi në rrugë një ‘punëtoreje seksi’ është e dënueshme, deri tek marrja e veturës.
California
Është e ndaluar të shisni në autostradë ‘Boobie Pillow’, apo jastëkët në formë të zemrës!
Colorado
Të gjithë masazhistët meshkuj janë të detyruar të veshin rroba me ngjyrë të bardhë.
Oklahoma
Pronarët e bareve nuk mund ta lejojnë që në lokale të simulohet një raport seksual me një kafshë.
Louisiana
Të pasurit nuk mund ta përdorin ‘pushtetin’ për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet të të dashurve!
Mississippi
Nuk lejohet për ta shpjeguar se çka është poligamia.
New Jersey
Flirtimi është ilegal!
North Carolina
Nuk mund të shtireni se jeni të martuar për ta siguruar një dhomë të hotelit!
Virginia
Të bëni skena të turpshme përpara kompjuterit konsiderohet një krim i rëndë.
New Hampshire
Është e ndaluar të shikoni foto apo video të turpshme pranë një aeroporti.
Florida
Çiftet e martuar nuk mund të përfshihen në angazhime të turpshme.
“Gazeta Exspress”