Mustafa: Të pranohet cilido vendim i Gjykatës Kushtetuese

24.11.2015 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Të pranohet cilido vendim i Gjykatës Kushtetuese

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa, si nënshkrues i marrëveshjes në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë të gatshëm të pranojnë dhe zbatojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me kushtetutshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili në një konferencë për medie, të martën, ka dënuar, siç e ka quajtur ai, dhunën në Kuvendin e Kosovës nga deputetët opozitarë, si dhe dhunën e protestuesve gjatë protestave të fundit të organizuara nga partitë opozitare.

Këto të fundit kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar përfaqësuesit e partive opozitare që t’i kthehen punës në institucione dhe përmes bisedimeve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe se “bllokimi dhe dhuna nuk janë mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet pushtetit dhe opozitës”.

Ai ka kërkuar nga opozita që me qetësi ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe çfarëdo qoftë ai, ta pranojë.

“Mund të them se asnjë element i marrëveshjes ose asnjë element i statutit (të Asociacionit të komunave me shumicë serbe) nuk do të kalojë në qoftë se Gjykata Kushtetuese thotë se ai nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Në qoftë se thuhet që edhe marrëveshja, si tërësi, nuk është, atëherë marrëveshja nuk zbatohet, por kthehet prapë në Bruksel dhe çdo gjë që arrihet atje, prapë do të arrihet vetëm në harmoni me mendimin dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka theksuar se edhe çështja e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, të cilën partitë opozitare kërkojnë të tërhiqet, ende mbetet e hapur dhe me mundësi përmirësimi, në rast të argumentimit profesional.

“Edhe marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi e ka rrugëzgjidhjen e vet. Ndërkohë që keni dëgjuar interpretime të ndryshme të kësaj marrëveshje, unë dëshiroj se si kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar nga Bashkimi Evropian mbështetje për ekspertizë profesionale për procesin e shënimit të kufirit me Malin e Zi”.

“Të njëjtën gjë do ta kërkoj edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që në prezencë të ekspertëve të Komisionit qeveritar dhe të ekspertëve nga opozita, të vlerësohet procedura e shënimit, përfshirë edhe dokumentacioni i cili është shfrytëzuar për shënimin e kufirit”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Ai ka shtuar se pamjet e bllokadës dhe dhunës nga opozita janë imazhe joreale dhe të këqija për Kosovën.

Megjithatë, Mustafa ka theksuar se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën dhe mirëpret oponencën e saj, por nuk do të gjunjëzohet përballë skenarëve të bllokimit dhe dhunës.

Por, në anën tjetër, zyrtarë të partisë opozitare më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se kundërshtimi i kësaj lëvizjeje dhe partive opozitare është politik në raport me marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për demarkacion të kufirit me malin e Zi

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se opozita këmbëngul që për normalizimin e situatës në Kuvendin e Kosovës, hapi i parë duhet të jetë anulimi i këtyre dy marrëveshjeve.

“Çfarëdo procesi tjetër, duhet të jetë i paraprirë nga anulimi i marrëveshjeve të Brukselit. Këta nuk kanë pasur mandat të marrin vendime të tilla dhe nuk ka kuptim që tani të punohet në komisione të ndryshme që përfshijnë edhe ekspertizën në raport me këto dy çështje, përderisa vendimet janë marrë. Pra, anulimi nuk ka alternativë, ndërkaq çdo gjë duhet të vihet në diskutim pas një akti të tillë”, ka thënë Çaushi.

Ai ka theksuar se partitë opozitare tashmë kanë paralajmëruar manifestim të qetë me 28 nëntor, ditë e cila përkon me shënimin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë, apo siç njihet me emrin “Festa e Flamurit”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se ‘njeriu i Kosovës dhe flamuri kombëtar nuk meritojnë të keqpërdoren për aspirata të individëve” dhe e ka quajtur hipokrizi kërkesën ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në manifestime paqësore për të përkrahur, siç ka theksuar ai, politikën e atyre që demonstrojnë dhunë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit