Barcelona turpëron Realin në “Bernabeu” (VIDEO)

E publikuar: 21/11/2015 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona tregon muskujt në “Santiago Bernabeu” ku dhuroi një ndeshje spektakolare për të dominuar në lojë dhe rezultatin 4-0 armiqtë e përjetshëm. Një fitore e ndërtuar hap pas hapi me një lojë të qartë dhe që jep një mesazh të qartë, Barcelona mbetet e vetëm në krye të kampionatit me 6 pikë më shumë se Reali i Madridit që më shumë se pikët e lëna në një përballje direkte, duhet të bëjë llogaritë me situatën kaotike të krijuar pas një disfate që mund të lejë një shenjë të madhe për sezonin aktual. Me Messin në paniknë u duk se Reali do ta kishte më të thjeshtë. Në minutën e 10 Luis Suarez u peshkua saktësisht nga Sergi Roberto me një asist perfekt, duke goditur me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë. Keylor Navas u dorëzua përballë uruguaianit duke nxjerrë për herë të parë topin nga rrjeta.

Në të 27-ën Mascherano ia la vendin Mathieu për shkak të një dëmtimi, ndërsa Claudio Bravo replikoi me një pritje vendimtare ndaj goditjes së James në të 28-ën. Ishte Neymar që u shfaq i vetëm me portën madrilene 6 minuta nga fundi pas një penelate të Iniestas, duke lëshuar bombën e dytë në drejtim të portës së kryeqytetasve.

Ishte Marcelo ai që ruajti nderin e skuadrës së tij në sekondat e fundit të kësaj pjese pas një shpërthimi të Neymar nga e majta, i cili dhuroi një top të artë për Suarez që u ndal nga mbrojtësi në vijën fatale. Me Cristiano Ronaldon si një notë e stonuar mes pentagrameve të simfonisë së Barcelonës, James Rodrigues tentoi të bënte rolin e liderit në të 48-ën por Bravo u shfaq sërish me një pritje vendimtare. Situata u bë shqetësuese në minutën e 53-të për Realin e Madridit kur kombinimi mes Neymar dhe Inestas dhuroi perlën e tretë të mbrëmjes.

Goli i dytë për mesfushorin e Barcelonës në “Santiago Bernabeu” që vrau përfundimisht shpresat e “Los Blancos”. Luis Enrique i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit pasi futi në lojë Messin në vend të Rakitic duke e forcuar sulmin me 4 lojtarë. Në të 58-ën Cristiano Ronaldo firmosi ndeshjen e tij të dobët me një rast të humbur përballë portierit kundërshtar, ndërsa në krahun tjetër, Luis Suarez vulosi pokerin me një gol të lehtë që e bëri edhe më horror atmosferën në “Santiago Bernabeu”. 6 minuta nga fundi Isco e la skuadrën e tij me 10 lojtarë pas një faulli ndaj Neymar, ndërsa armata blaugrana tentoi deri në fund manitan e famshme por pa ia dalë mbanë. Futbolli në Spanjë shkroi një tjetër faqe të historisë me katalanasit që tashmë konfirmohen mbretër të Spanjës, ndërsa 80 mijë të pranishmit në “Santiago Bernabeu” i treguan derën presidentit Florentino Perez duke këruar largimin e tij pas 90 minutëshit turpërues.