Policia Blen Gazin Lotsjellës nga Firma e Themeluar nga Zyrtari i AAK-së

20.11.2015 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia Blen Gazin Lotsjellës nga Firma e Themeluar nga Zyrtari i AAK-së

Firma e themeluar nga Xhafer Gashi i AAK-së, kryetar i komunës së Obiliqit, është kontraktuar nga Policia e Kosovës për furnizim me gaz lotsjellës.

Policia shpalli fituese kompaninë “Katana” më 19 nëntor, vetëm një ditë pas protestës së opozitës.

Bazuar në Njoftimin për Dhënie të Kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik parashihet që vlera e kontratës të kap vlerën e 1 milionë e 600 mijë e 286 euro.

Nuk ka pasur procedura të hapura tenderuese por Policia e Kosovës ka negociuar kontratën me këtë firmë private.

Xhafer Gashi, i kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, deklaroi se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.

Gashi thotë se nuk është drejtor e as pronar aksionesh në këtë kompani.

“Shihni në regjistrim të biznesit. Kanë ndryshuar emrat. Unë jam vetëm kryetar komune dhe me këtë punë merrem”, thotë Gashi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Aktualisht pronarë të kësaj kompanie figurojnë katër veta. Dy prej tyre kanë mbiemrin Gashi.

Xhafer Gashi më 20 dhjetor të vitit 2013 u mandatua në pozitën e kryetarit të Obiliqit.

Ai ka deklaruar pasurinë më 23 janar të vitit 2014 ku pati shënuar se kishte 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Katana”.

Po ashtu kishte shënuar se nga janari deri në shtator të vitit 2013 kishte marrë mbi 31 mijë pagë nga kjo kompani.

Ndërsa vlera e dividentës për vitin 2013 ishte në vlerë prej 59 mijë eurosh.

Gazeta Jeta në Kosovë pati raportuar edhe më herët lidhur me kontratat publike të fituara nga kompania private “Katana”.

Hulumtimi i titulluar “Kontrata E Ndjeshme “Ushtarake” Fitohet Nga Miku i Krerëve Të Ministrisë”, u publikua në tetor të vitit 2013.

Gazeta pati zbuluar se firma e themeluar nga Xhafer Gashi kishte fituar tenderin 1.2 milionë eurosh të furnizimit me uniforma nga Ministria e Forcës së Sigurisë që udhëhiqej nga Agim Çeku.

Gashi më 2006 ishte përgjegjës për sigurinë e Çekut, kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit.

Xhafer Gashi, përveç me ish-ministrin Çeku, kishte punuar edhe me zëvendësministrin e atëhershëm të Forcës së Sigurisë, Bejtush Gashin, i cili drejtoi për katër vjet një njësi biznesi ku kishte pronësi kryetari i Obiliqit.

Edhe ky tender i fituar nga “Katana” ishte i negociuar.

Gazeta Jeta në Kosovë publikoi në gusht të vitit 2014 hulumtimin tjetër ku përfshihej firma Katana.

Hulumtimi “Milionat Derdhen Te Kompania e Njeriut të Besueshëm”, tregonte për blerjen e tri autoblindave të blinduara nga Ministria e Forcës së Sigurisë nëpërmjet procedurës së mbyllur tenderuese.

Kontrata peshonte rreth 1 milionë e 490 mijë euro.

Aktualisht, Xhafer Gashi është anëtar i kryesisë së AAK-së, parti në opozitë në nivelin qendror./kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”