Këtë të Shtunë në orën 18.15, e gjitha bota e futbollit do ta ndalë vëmendjen në një stadium të vetëm, Santiago Bernabeu. Në impianitn madhështor të kryeqytetit spanjoll do të vihet në skenë një tjetër El Clasico mes Realit të Madridit dhe Barcelonës për kënaqsinë e miliona tifozëve në të gjithë Botën. Kjo është një sfidë ku rivaliteti nuk ka fund, dhe asnjëherë nuk dihet se cila skuadër mund të triumfojë në përfundim të 90-minutave. Po ju njohim, tani me disa statistika intersante që kanë të bëjnë me këtë ndeshje. Reali dhe Barca janë përballuar në 85 raste mes tyre në fushën e Los Blancos, me merenguesit plot 52 fitore, 18 herë ka triumfuar Barcelona ndërsa 15 takime janë mbyllur në barazim. Edhe përsa i përket golave të shënuar në ndeshjet që ka qenë Reali pritës janë madrilenët që kryesojnë me 179 finalizime kundrejt 99 të blaugranave. Ndërkohë Barcelona prej 8 takimesh radhazi ka shënuar të paktën një gol në Santiago Bernabeu. Kjo do të jetë ndeshja e 50-të në La Liga për Luis Enriquen në stolin e Barcelonës. Nga ana tjetër Rafa Benitez do të bëhet trajneri i 43-të në historinë e Realit të Madridit që përballet me katalanasit. Një tjetër dhënë interesante që ka lidhje me dy trajnerët është se për herë të parë që nga sezoni 2008-2009, në El Clasico do të jenë në stol dy teknikë spanjollë në atë kohë dy skuadrat drejtoheshin nga Juande Ramos dhe Pep Guardiola. Ai kushtoi arkave të Realit të Madridit plot 100 milionë Euro, por Gareth Bale, nuk ka realizuar asnjëherë ndaj Barcelonës në La Liga, përballë katalanasve uellsiani ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës vetëm në Kupën e Mbretit. Sezonin e kaluar, Reali fitoi 3-1 në Bernabeu, por për të gjetur dy fitoret rresht të Los Blancos në fushën e tyre duhet të kthehemi pas në kohë, pikërisht në sezonet 2006-2007 dhe 2007-2008. Cristiano Ronaldo, ndërkohë i ka shënon Barcelonës prej 3 ndeshjesh radhazi, ndërsa në total ka realizuar 7 gola përballë blaugranave në La Liga në 12 takime. Për të 20-tën herë në histori Barca shkon si kryeuese e klasfikimit në El Clasicot e zhvilluara në Santiago Bernabeu. Statistikat që kanë të bëjnë me këtë duel yjesh janë të pafundme, prandaj El Clasico i kësaj të Shtune duhet shijuar në maksimum./supersport.al/