Studimi, Chievo skuadra më e “moshuar” e Europës

E publikuar: 17/11/2015 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chievo Verona është skuadra më e vjetër e Europës. Nuk bëhet fjalë për historinë e klubit por për moshën mesatare të lojtarëve veronezë të cilët thyejnë çdo rekord në kontinentin e vjetër. Qëndra Zvicerane e Studimit, CIES, publikon të dhënat interesante ku Chievo Verona rezulton në vendin e parë me moshë mesatare 30.6 vjeç, e ndjekur nga spanjollet e Rayo Vallecanos me 28.9. Në studim janë përfshirë 31 kampionate ku rezulton që Turqia mban kryesimin e kësaj liste me moshën mesatare 27.3 vjeç, e ndjekur nga Italia 27.1 dhe më pas vijnë Rusia, Qipro, Anglia, Greqia, Spanja, Rumania, Bjellorusia, Çekia, Polonia e Suedia. Në krahun tjetër të tabelës qëndron Kroacia që rezulton vendi me moshën më të re të futbollistëve, 23.9. Në raport thheksohet se klubet ukrainase kanë promovuar më shumë të rinj se askush në Europë, ndërsa në vendin e fundit qëndrojnë grekët që mbeten konservatorë kur vjen fjala për t’u besuar talenteve që rriten në akademitë e klubeve të tyre. Numrin më të madh të futbollistëve të huaj e ka Qipro me 66.4 % e lojtarëve që nuk janë vendas, ndërsa në Serbi mbeten besnikë të lojtarëve vendas pasi në kampionat aktivizohen vetëm 15.7 % të huaj./supersport/