Receta e gjyshërve kundra kollës dhe virozave

E publikuar: 14/11/2015 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kolla mund të konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës që trupi lëshon për të liruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja të futura në organizëm për shkak të inflamacioneve e virozave të ndryshme. Kolla mund të ketë forma të ndryshme, ajo mund të jetë e thatë, e dhimbshme, kronike etj.

Nëse ajo vazhdon për një kohë të gjatë, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor dhe mbi të gjitha bëhet e bezdisshme dhe e padurueshme.

Megjithëse në farmaci gjenden një shumëllojshmëri medikamentesh për ndalimin e kollës, kohë më parë gjyshërit tanë kishin mënyrat e tyre alternative për ta zgjidhur këtë problem pa shkaktuar asnjë efekt anësor:

Receta kundra kollës së thatë: merrni një portokall dhe priteni imët së bashku me lëvozhgën. Në një tenxhere me rreth 300 ml ujë, hidhni portokallin e prerë, 1 lugë gjelle sheqer dhe një lugë çaji sodë buke. Lërini të gatuhen për rreth 30 minuta, derisa të formohet një sasi lëngu i trashë. Merrni 1 lugë gjelle nga përbërja 3 herë në ditë. Receta kundra kollës kronike: merrni një kokërr mollë, një kokërr qepë, secila perj tyre duhet të jetë rreth 70 gr.

Pritini dhe futini në blender sëbashku me 4 lugë mjaltë të papërpunuar. Konsumoni nga një lugë gjelle të kësaj përbërje disa herë në ditë. Shërbet kundër kollës së thatë e të dhimbshme: hidhni një filxhan sheqer në një tigan dhe lërëni në zjarr të avashtë deri sat ë marrë ngjyrë të errët. Pasi sheqeri të këtë marrë ngjyrë hidhni 2 filxhanë qumësht, përziejni mirë derisa sheqeri të jetë tretur tërësisht dhe qumështi të jetë trashur. Merrni 2 lugë nga përbërja 3 herë në ditë.