Aktorët e Teatrit të Gjilanit 9 muaj pa paga, paralajmërojnë protestë (Video)

13.11.2015 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktorët e Teatrit të Gjilanit 9 muaj pa paga, paralajmërojnë protestë (Video)

Ka hiç më pak se 9 muaj, që aktorët e Teatrit të Gjilanit janë duke punuar pa asnjë cent.

Gjatë kësaj periudhe, aktorëve nuk u është dhënë asnjëherë pagë gjatë këtyre muajve.

Për më tepër, me këto kushte nuk janë duke u përballur vetëm punonjësit e rinj të teatrit.
Ramadan Kurti ka 35 vjet që punon si aktor dhe ai thotë që kushtet në teatër janë shumë të vështira.

Kurti pohon se komunës së Gjilanit i japin vetëm një javë kohë që aktorëve t’ua japin pagat që u takojnë, ose në të kundërtën paralajmërojnë protestë.

Të njëjtën bindje e kanë edhe aktorët e tjerë gjilanas, të cilët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga udhëheqësit e Komunës.

Ata thonë që udhëheqësit komunalë krejt çfarë u kanë ofruar deri tash kanë qenë fjalë premtuese.

Opozita në këtë qytet vlerëson se teatri po mbyllet, si pasojë e neglizhencës së institucioneve komunale.

Në anën tjetër, krahas gjithë kësaj gjendjeje, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ndihet shumë komod.

Ai nuk ngurron të thotë se teatri i Gjilanit ofron kushte të kënaqshme për punë, duke mos pranuar në asnjë mënyrë të flasë për pjesën e pagesave.

Teatri i Gjilanit ka të angazhuar 16 aktorë, të cilët presin pagat nga Komuna e Gjilanit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008

Sveçla: Asnjë orë shtesë e Policisë s’ka mbetur pa u paguar që kur jam ministër

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Bie çmimi i naftës në bursa/ Një fuçi arrin në kaq dollarë pasi Trump njoftoi vazhdimin e bisedimeve

Gjini takohet me Prattipatin, diskutohet e ardhmja politike e vendit

AGK-ja i kërkon Costas që në takim me Kurtin të diskutojë çështjen e lirisë së medias

Jo 10 euro për të gjithë, Komuna sqaron planin për taksën rrugore në qendër të Prishtinës

Haxhiu pret në takim ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për partneritetin strategjik mes të dyja vendeve

Prokuroria dhe Policia e Kosovës intensifikojnë masat për parandalimin e keqpërdorimeve të votës

Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurimit në UP

Hargreaves: Mbrojtja e të drejtat të LGBTIQ+ tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj të drejtave të njeriut

Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Punëtorët e sigurimit në UP nisin grevën, presin konfirmimin nga Rektorati për rritjen e pagave në 500 euro

Mbi dy mijë anëtarë do të angazhohen në procesin e numërimit të votave në qendra komunale

Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetëso

Isufi godet Kurtin: “Gjilani i sakrificës nuk është strehë e mashtrimit politik – Anamorava nuk harron dhe nuk fal premtimet boshe”