Kosova dhe Shqipëria kanë barazuar me rezultat 2 me 2, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Prishtinë.
Të katër golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht realizoi Manaj për Shqipërinë, ndërsa rezultatin e barazoi Celina nga penaltia.
Kosova e përmbysi rezultatin me golin e Rashanit, mirëpo Rrahmani shënoi për kuqezinjtë për rezultatin 2 me 2 në fund.