Marton Fulop, ish portieri i Hungarisë, ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me kancerin
Hungaria dhe Anglia janë në zi. Marton Fulop, Ish portieri hungarez, ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me kancerin, raporton Daily Mail
Ai ishte pjesë e përfaqësueses së Hungarisë nga viti 2004 e deri më 2011. Fulop pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Angli, ku ishte pjesë e skuadrave si Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Sunderland
Lojtari në fjalë vuante nga sëmundja e kancerit që prej vitit 2013, vit edhe kur ishte detyruar t’i nënshtrohej terapisë.