Një studim i ri shpjegon pse gratë me Sindromin e Ovareve Policistike kanë tendencën të preken më shpesh nga ankthi dhe depresioni. Sindromi i Ovareve Policistike (PCOS) është një mungesë ekuilibri hormonal që prek rreth 5 milionë gra (pothuajse 2 në 10 gra) në moshë riprodhimi dhe lidhet me procesin e zhvillimit të shumë cisteve të vogla në ovare, prej dhe nga e merr emërtimin.
PCOS mund të shkaktojë cikël të çrregullt menstrual dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë. Por sipas kërkimeve të kryera nga Instituti i Karolinskës në Suedi, PCOS shkakton shpesh edhe probleme psikologjike, përveçse atyre fizike, ku 60% e pacienteve kalojnë përvoja të së paku një problemi serioz të shëndetit mendor, ankth dhe depresion.
Sipas po këtij studimi, edhe vajzat e nënave me PCOS janë të prirura të zhvillojnë probleme psikologjike dhe kjo për arsyen se gratë me PCOC kanë nivele të larta të androgjeneve (hormoneve mashkullore) në gjak.
“Filizat e ekspozuar ndaj testosteronit në një fazë të vonë embrionike shfaqin një shkallë më të lartë të ankthit kur rriten sesa individë të lindur në rrethana normale,” thotë studimi.
“Amygdala, pjesa e trurit përgjegjëse për proceset e shumta emocionale, preket shumë nga ekspozimi ndaj hormoneve mashkullore në rastet kur kemi të bëjmë me filiza të gjinisë femërore.”
Lajmi i mirë: Bazuar në deklaratën për shtyp të hulumtueses kryesore të studimit, dr. Elisabet Stener Victorin, megjithëse nuk është provuar ende në njerëz, eksperimentimet në kafshë tregojnë se kur minjtë i nënshtrohen kurave për bllokimin e receptorëve të hormoneve mashkullore dhe femërore, nuk shfaqin shenja të sjelljes së shqetësuar dhe me ankth në moshë të rritur.