Aeroporti “Adem Jashari” pa hotel, nuk planifikon ndërtimin e tij

08.11.2015 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aeroporti “Adem Jashari” pa hotel, nuk planifikon ndërtimin e tij

Përderisa shumica e aeroporteve në botës kanë hotele, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk ka një të tillë dhe nuk planifikon të ndërtojë as në të ardhmen, edhe pse disa udhëtarë të këtij aeroporti dëshirojnë të ketë hotel meqë ka udhëtime natën dhe ndonjëherë vonesa të aeroplanëve.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka thënë se ky aeroport nuk ka hotel dhe nuk kanë planifikuar me pas, meqë është menduar se nuk ka nevojë, transmeton ksp.

“Në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk ka hotel. Po ashtu, ne nuk kemi planifikuar që në të ardhmen të ndërtojmë ndonjë hotel. Kjo për shkak të çështjes komerciale, të cilën nuk e kemi të nevojshme. Po ashtu, pozicionimi i aeroportit nuk është larg prej hoteleve të cilat janë të ndërtuara përreth. Për këtë arsye nuk kemi në plan të ndërtojmë një herë për një herë ndonjë hotel”, ka thënë zëdhënësja Gara.

Ajo thotë se në vendet e rajonit aeroportet nuk kanë hotele, ndërsa ka plotë aeroporte të botës që kanë hotele apo afër aeroportit, siç janë Aeroporti i Cyrihut, Frankfurtit dhe aeroporte të tjera. Mirëpo sipas saj ato aeroporte shërbejnë edhe transit ku kanë edhe klientë të ndryshëm.

Prej të gjithë udhëtarëve që janë pyetur në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës, kanë kërkuar që ky aeroport modern të ketë edhe hotel.

Feim Dikaj, i cili jeton në Francë thotë se do të ishte mirë të ketë hotel në aeroport, meqë ka udhëtime edhe natën me aeroplan dhe vonesa të ndryshme.

Edhe Elfete Gerbeshi thotë se më mirë kishte me qenë me pas aeroporti një hotel. Ajo ka treguar edhe disa raste nga udhëtimi dhe vonesat e aeroplanëve.

“Ne udhëtojmë prej Prishtinës për Bazel dhe kanë hotele. Normalisht që do të ishte e nevojshme, neve na bie të vimë natën. Para dy muajve kam ardhur në orën 4:00 të mëngjesit, kam qenë e sëmurë dhe ka pas avioni vonesë”, thotë Gerbeshi.

Edhe një udhëtar ndërkombëtar thekson se sikur shumë aeroporte, edhe ky aeroport duhet ta ketë hotelin për pushim dhe qëndrim të përkohshëm të udhëtarëve.

Aeroporti i dhënë me koncesion për 20 vjet nga autoritet qeveritare të Kosovës, kompanisë turke “Limak” ka bërë disa investime të planifikuara në bazë të marrëveshjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi