Nuk ka thuajse asgjë më të rëndësishme që vendos për qëndrueshmërinë në të ardhmen të një shteti, më shumë sesa pjelloria
Demografët sugjerojnë se një shtet duhet ta ketë përqindjen e pjellorisë për mbi 2 fëmijë që femrat ta arrijnë atë ‘pjellorinë e zëvendësueshëm ‘ – përqindje e cila bën që lindjet e reja ta mbushin hapësirën të cilët e lënë njerëzit të cilët vdesin.
Por për shkak të kulturave dhe forcave ekonomike, vetëm gjysma e 224 shteteve të botës e arrijnë këtë ‘pjellorinë e zëvendësueshëm’.
Sidoqoftë, u sjellim për ju listën e 6 shteteve të cilat duhet të bëjnë seks më shumë:
Në Danimarkë ekziston një thënie ku thuhet: “Nëse nuk dëshiron të kesh një fëmijë për familjen tënde, atëherë bëje të paktën për Danimarkën”.
Shteti i vogël Nordik e ka përqindjen aq të vogël të pjellorisë saqë disa kompani udhëtimi Daneze, kanë krijuar oferta të ndryshme ku ofrohej 3 vite furnizimi me gjëra për fëmijë në rast se blinit bileta në atë agjenci.
Shteti rus është duke përjetuar një stuhi të tmerrshme demografike.
Meshkujt janë duke vdekur të rinj, dhe HIV/AIDS bashkë me alkoolin janë duke e pushtuar shtetin.
Gjithashtu as femrat nuk janë duke bërë fëmijë
Problemi është bërë aq serioz saqë në vitin 2007, Rusia e ka deklaruar 12 shtatorin si Dita Zyrtare e Shtatzënisë.
Në këtë ditë, njerëzit e kanë pushim nga puna vetëm për arsye që ata të fokusohen më shumë që të bëjnë fëmijë.
Femrat të cilat lindin fëmijë saktësisht pas 9 muajve, do e fitojnë një frigorifer.
Përqindja e pjellorisë së Japonisë ka qenë më e ulët sesa shkalla e zëvendësimit që nga 1975.
Në vitin 2010, një grup i studentëve të Universitetit Tsubuka, e kishin prezantuar Yotaro, një foshnjë robot që do ua mundësonte çifteve të shohin se si është të keni një fëmijë.
Nëse meshkujt dhe femrat fillonin ta shihnin vetën si prindër, atëherë studentët kishin menduar që ata do të ndjeheshin gati emocionalisht për të filluar familje.
Vitet e 1960-ta ishin të tmerrshme për çiftet rumune.
Rritja e popullsisë kishte dështuar, gjë që kishte ndikuar që qeveria të shtoj 20% taksa për çiftet të cilët nuk kishin fëmijë si dhe dispozita tjera që e bënin divorcin thuajse të pamundur.
Ideja ishte që nëse ti nuk je duke i kontribuar shtetin Komunist me një të ardhme punëtore, atëherë ti duhet ti kontribuosh me para.
Singapori e ka përqindjen e pjellorisë më të vogël sesa çdo shtet tjetër në botë, ku ka vetëm 0.81% fëmijë për femër.
Duke e parë këtë problem, me 9 gusht të vitit 2012, qeveria e Singaporit e kishte mbajtur ‘Natën Kombëtare’, një ngjarje e cila ishte sponsorizuar nga kompania e frymës Mentos, për ti inkurajuar çiftet që ‘ta lënë patriotizmin e tyre të eksplodoj’.
Çdo vit, përmes metodave të ndryshme qeveria i shpenzon rreth $1.6 miliard për ti inkurajuar njerëzit të bëjnë më shumë seks.
Në të mërkurën e 3-të të çdo muaji, zyrat e Koresë Jugore i ndalin dritat në ora 7 pasdite.
Kjo është e njohur si ‘Dita e Familjes’.
Për shkak të përqindjes së vogël të pjellorisë, shteti e bën çdo hap të mundur për ta promovuar jetën familjare, duke ju ofruar edhe ndihma financiare çifteve të cilët bëjnë më shumë se 1 fëmijë./opozita/