Gjenerali Ostreni e mer mbi gjysmën e BDI-së pas vetit

02.11.2015 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjenerali Ostreni e mer mbi gjysmën e BDI-së pas vetit

Gjashtëdhjetë përqind e udhëheqësisë më të lartë të BDI-së do të kalojnë në partinë më të re “UNITETI” që drejtohet nga ish gjenerali i UCK-së, Gëzim Ostreni.

Kjo do të ndodhë 45 ditë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2016-të mëson Zhurnal.

Kalimet masovike do të bëhen në koordinim të ngushtë me faktorin ndërkomëbëtar,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Zhurnal mëson se faktori ndërkombëtar është i dëshpruar pasi BDI gjatë 14 viteve të fundit nuk arriti të shkolloj lider të rinjë shqiptar në Evropë dhe Amerikë, që sot të ishin si ekspert të gatshëm në fushën e financave, shëndetësisë, transportit,jurispodencës,kulturës,ekologjisë,arsimit, pushtetit lokal dhe para se gjithash politikan të kalitur në Bruksel dhe Washinton të cilët do ti drejtonin ministritë dhe drejtoritë shtetërore të Maqedonisë.

Mungesa e një kuadri professional ka bërë që shqiptarët në Parlament dhe Qeveri të jenë vetëm “kukulla” dhe dorë e zgjatur e partive maqedonase në pushtet.

Për fat të keq, BDI nga vitit 2002 e deri më sot i ngjanë një “tomboline fituese”, “ njëher drejtor dhe ministër, deri në vdekje ministër”. Bashkësia ndërkombëtare më shumë shqetësim e ka monitoruar këtë gjendje te kampi politik shqiptar i cili nuk investuar aspak në formimin e liderëve të rinj, por më tepër ka harxhuar energji në punësime kuantitative që kontrollohen nga “shefa lokal” të cilët aspak nuk ndyshojnë statusin politik dhe ekonomik të shqiptarëve të Maqedonisë shkruan Zhurnal.

Ndryshe, për ndryshime në BDI,derën i pari e hapi gjenerali Ostreni me garanca të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare për të bërë ndarjen përfundimtare të struktura të kriminalizuara të BDI-së të cilët që nga viti 2002 e këndej në emër të popullit u bënë milioner.

Por dalja në skenë e partisë më të re shqiptare “Uniteti” e themeluar nga ish gjenerali i ish UCK-së së Maqedonisë,Gëzim Ostreni është duke e tronditur kampin politik shqiptar.

Kjo parti premton se do të zotohet përfundimisht që shqiptarët në Maqedoni të mos jenë vegël e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por të kenë peshë në vendimarrje. Me këtë “Uniteti” kërkon që të dekriminalizohet politika shqiptare e cila punon në favor të maqedonasve, sepse kjo politik shqiptarëve ju pregadit kurthe plot 20 vite si ngjarja në “Lagjen e Trimave”, “Monstra”, “Sopoti” dhe raste tjera të montuara politike.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti për Zhurnal deklaroi se një pjesë e madhe e funksionarëve të BDI-së do ti bashkangjiten Ostrenit.

I njëjti burim deklaroi se kjo do të ndodh 45 ditë para zgjedhjeve, ku masovikisht funksionarët e BDI-së do të kalojn në partin e Ostrenit. “ Mjaft ishte, 14 vite u vranë komandantët tanë më të dashur, shqiptarët vazhduan të bëhen eksperiment si në rastin Sopot, “Monstra”, “Brodec”, “Harun Aliut”. Shqiptarët nuk lëvizën aspak nga vendi, pasi nuk kanë peshë në vendimmarrje. Gjithë këto raste kur ndodhën ata heshtën, mos flasim për projektet monoetnike dhe monofetare. Vetëm për Shkupin 2014-të Gruevski harxhon 600 milion euro,ndërsa politikanët shqiptarë dhanë aminin.Partitë shqiptare e mashtruan popullatën me punësime prej 300 eurove në muaj dhe me asfaltime të rrugëve prej 200 metrave. Te pala maqedonase po ndodhin investime maramendëse me para të buxhetit. Te shqiptarët poqese punsohen 2 arsimtar dhe 3 mjekë, atëher 1 muaj këta punësime promovohen si sukses i shekullit. Nga ana tjetër Gruevski ka punësuar mbi 50 mijë maqedonas dhe nuk lëvdrohet sa shqiptarët. Shumë funksionar të BDI-së për shkak të kësaj gjendjeje kanë vendosur që 45 ditë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të dalin publikisht për një fitore historike të paparashikueshme. Jo vetëm Lika, Dehari, Aliti,Llabënishti, Nazmi Beqiri, po edhe shumë njerëz tjerë që kanë autoritet të madh do të largohen nga BDI dhe do të besatohen me gjeneral Ostrenin” ka deklaruar ai.

Ndryshe nga ana tjetër ish deputeti i BDI, Zulfi Adili gëzon një autoritet të madh në Shkup. Ai është me origjinë nga Patishka Reka e Shkupit i cili në moshë të re sakrifikoi jetën në vitin 2001 për më shumë të drejta të shqiptarëve të Maqedonisë së bashku me Harun Aliun, Isa Likën, komandant Sokolin dhe të tjerë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart