Zeka: MSA i obligon politikanët që t’i mbajnë premtimet për zbatim të rendit dhe ligjit

31.10.2015 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zeka: MSA i obligon politikanët që t’i mbajnë premtimet për zbatim të rendit dhe ligjit

Nga tani zyrtarët më të lartë të shtetit nuk do të mund të bëjnë thjeshtë premtime se janë duke e përmirësuar sundimin e ligjit në vend. Tashmë ata duhet të jenë shumë të matur në deklarata të tilla pasi me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabizilim Asociim (MSA), ata janë të obliguar të realizojnë atë.

Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

“Nëse në të kaluarën ka qenë thjeshtë një retorikë kuotë e premtimeve të kota të zyrtarëve të qeverisë dhe zyrtarëve politik në përgjithësi se do të bëhen përmirësime në sundimin e ligjit, atëherë dua t’ua rikujtoj që tashmë kanë nënshkruar një kontratë kanë një marrëveshje e cila i detyron ata që të bëjnë përparim të dukshëm në përmirësimin e sundimit të ligjit”, tha Zeka

Ai po ashtu tha se me MSA e rregullon edhe fushën e konkurrencës.

“Një çështje tjetër që është shumë e rëndësishme për funksionimin e mirëfilltë të ekonomisë së lirë edhe ekonomisë së tregut. Shpresoj që institucionet e vendit përfundimisht do të ulën, do të kthjellin mendjen e tyre do të mundohen që të përzgjedhin njerëz që do të jenë profesionist të cilët de të vijnë në kryeje të autoritetit për mbrojtjen e konkurrencës si njëri prej autoriteteve kyçe, i cili do të mundësonte funksionimin e mirëfilltë të kësaj ekonomie të lirë që në të kaluarën ka qenë mjaftë problematike”, tha Zeka.

MSA sipas Zekës obligon shtetin që të mbrojë të drejtat intelektuale ato të pronës.

“Fushë tjetër ku po ashtu pres që do të ketë përmirësim brenda këtyre pesë viteve kur edhe pritet të bëhet një rishikim i implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim nga të dyja palët në këtë rast po flasim për shtetin e Kosovës është përmirësimi i legjislacionit edhe rritja e zbatueshëmrisë në fushën e të drejtave intelektuale edhe të drejtave industrial pronësore”, tha Zeka.

Ai po ashtu tha se institucionet bashkë me komunitetin e biznesit duhet t’u dalin në ndihmë prodhuesve me qëllim që të jenë konkurrues në tregjet e Bashkimit Evropian.

“Institucionet e vendit të gjitha organizatat përfshirë këtu edhe asociacionet e bizneseve në këto ditë prej tash e tutje dhe natyrisht menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim është që të fokusohemi më tepër të punojmë me ndërmarrjet prodhuese që t’u ndihmojë ata në çfarëdo forme që mundemi, qoftë përmes ngritjes së vetëdije po natyrisht edhe me hapa konkret në certifikimin edhe standardizimin e produkteve të tyre në përputhje me kërkesat e importit brenda Bashkimit Evropian. Meqenëse atëherë as vet tregtia e lirë midis Kosovës dhe BE-së nuk kishte kuptim nëse ne nuk jemi në gjendje që të eksportojmë atje produkte të cilat i përmbushin kërkesat e tyre”, tha Zeka.

Zeka shtoi se me nënshkrimin e MSA-së, Kosovës do t’i mundësojë prezantim të ofertës për investime, ku do të jenë shumë më konkret në ofrimin të qasjes në një treg më mbi 500 milionë banorë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë