Rita Ora është njëra ndër këngëtaret më të mëdha në planet për momentin, duke udhëtuar në mënyrë konstante rreth botës për koncertet dhe intervistat e saj.
Dhe e gjithë puna e vështirë i është shpaguar – jo vetëm bilanci i saj bankar është duke u rritur më shpejt se kurrë, por ajo ka gjithashtu edhe një numër mbresëlënës të hiteve nën rripin e saj.
Por dashuria për Ritën nuk po vjen vetëm nga fansat.
Dyshja e repit, Krept dhe Konan, nuk kanë mundur të përmbahen dot pa folur rreth super yllit gjatë një paraqitjeje të fundit në Kiss FM.
Duke folur ekskluzivisht për Daily Star Online, dyshja ka thënë: “Rita është kaq gazmore, energjike dhe njeri që tërheq vëmendjen. Ajo është aq shkëlqyese”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, më parë ka punuar me të famshmen Madonna në disa raste. Fillimisht duke qenë fytyra kryesore e linjës së veshjeve të saj “Material Girl” dhe më pas duke marrë pjesë në videoklipin “Bitch I’m Madonna”.
Megjithatë, nëse i pyesni Krept dhe Konan, Rita është gati ta mposhtë Madonnën si një mbretëreshë e muzikës pop.
“Nëse ajo vazhdon edhe më tutje të bëjë atë që momentalisht është duke bërë, mund të bëhet më e madhe se Madonna nëse ajo dëshiron”, ka thënë Konan, transmeton Klan Kosova.
“Ndjej se për të qielli është kufiri – kjo varet sa shumë punon”
“Ajo është nisur drejt asaj rruge – ka nxjerrë shumë këngë dhe shumë hite”
“Gjithashtu është e suksesshme edhe në fushën e modës – përgëzime për Ritën”, ka shtuar ai.