Bullgarët kaplohen nga ethet e arit (FOTO)

29.10.2015 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bullgarët kaplohen nga ethet e arit (FOTO)

Të kërrusur përgjatë lumit Tunxha, nja dhjetë burra dhe një grua, Milka Ganeva, me pantallona të përvjelë deri në gju, hyjnë në ujë të ftohtë akull, marrin rërë dhe e shpërlajnë për të nxjerrë grimca ari. “Ky vend duhet të jetë i pasur pasi që Thrakët e kishin zgjedhur për kryeqytet”, thotë me shaka 59 vjeçja.

Më shumë se 2.000 vjet pas Thrakëve, thesaret e të cilëve vazhdojnë të ngashënjejnë botën mbarë, ethet për arin kanë rrëmbyer sërish Bullgarinë, vend i varfër ku kërkimi i arit si rekreacion po shndërrohet në betejë për të siguruar kafshatën e gojës.

Të kërrusur përgjatë lumit Tunxha, në qendër të Bullgarisë, nja dhjetë burra dhe një grua, Milka Ganeva, me pantallona të përvjelë deri në gju, hyjnë në ujë të ftohtë akull, marrin ca rërë, të cilën e lajnë dhe shpërlajnë për të nxjerrë grimca ari.

“Ky vend duhet të jetë i pasur pasi që Thrakët e kishin zgjedhur për kryeqytet”, thotë me shaka 59 vjeçja, e cila që prej dy vjetësh për çdo vikend bën të njëjtën punë – lan e shpërlan llumin rreth pendës së Koprinkas.

Image

 

Ujërat e kësaj pende, e ndërtuar në epokën komuniste, mbulojnë gërmadhat e Sevtopolisit, ish-kryeqyteti i qytetërimit Thrak, i cili ka hyrë në histori për pasuritë e tij të jashtëzakonshme me ar, transmeton gazeta Zëri.

Sikur zonja Ganeva janë edhe rreth 1.500 bullgarë që merren pothuajse rregullisht me këtë aktivitet. Ndërsa, që nga viti 2009, kur aktiviteti i kërkimit të arit është lejuar me ligj, ata kanë formuar edhe shoqatën e tyre.

“Shkëlqimi i arit ngashënjen njerëzit. Sidomos në një vend të varfër”, thotë Kiril Stamenov, kryetar i shoqatës. Ai tregon se ky aktivitet po tërheq njerëz “të të gjitha shtresave dhe të gjitha zanateve”.

Për këtë arsye po organizohen edhe gara, para objektivit të kamerave.

Image

 

Shpresojmë që një ditë të jetojmë nga ky aktivitet

Bullgaria njihet sidomos për kërkim të arit si rekreacion: sipas një raporti qeveritar, i publikuar në gusht, “pothuajse të gjithë lumenjtë bullgarë përmbajnë ar”. Megjithatë, nuk ka nxjerrje industriale, diçka që bëhet në minierën në qiell të hapur të Çelopeçit.

“Ari ka qenë gjithmonë këtu. Nuk është rastësi që territori i Bullgarisë moderne është djepi i qytetërimit trak”, thekson Kiril Stamenov. Zbulimi i disa grimcave mjafton për të gëzuar shumicën dërrmuese të kërkuesve të së dielës, sikur Milka.

“Shpresoj se një ditë do të mund t’u siguroj medaljone fatsjellëse dy nipërve të mi”, thotë kjo gjyshe, duke treguar se ka gjetur 8 gramë ar në dy vjetët e fundit.

Ndonjëri prej kërkuesve, sikur Hristo Mavroudov, kanë braktisur gjithçka, për t’iu përkushtuar tërësisht pasionit të tyre.

“Ethet e arit janë një ndjenjë e pashoqe”, thekson ky djalosh 28-vjeçar, i cili thotë se është një “kërkues ari zanatçi” dhe shton se eksploron lumenjtë malorë “në çdo stinë” që prej dy vjetësh me kolegun e tij Nikolay Kostadinov.

“Po bëhemi përditë e më të mirë dhe shpresojmë se një ditë do të jetojmë nga ky aktivitet”, thekson ai.

Bashkë, ata kanë grumbulluar 70 gramë arë gjatë një viti, mirëpo prodhimi – rreth 1.750 euro – është i vogël. Çmimet e arit në botë kanë rënë shumë për dallim nga kulmi i arritur më 2011 dhe grami i këtij ari 20-22 karatësh blihet për vetëm 50-52 leva (25-26 euro) nga argjendarët bullgarë.

Image

 

Nuk ka kërkues të arit të pasur

“Me këtë aktivitet merren vetëm ata që janë të pasionuar. Ata që mendojnë të pasurohen heqin dorë shumë shpejt. Nuk ka kërkues ari të pasur”, thotë me buzëqeshje z. Stamenov.

Sepse puna është e mundimshme: më së shpeshti gjenden rreth 0,5 gram ar për metër kub të rërës së larë e shpërlarë.

Megjithatë, kjo punë ka edhe yçkla, thotë Nikolay Kostadinov: “Ari është 19 herë më i rëndë se uji dhe me vështirësi i kalon kthesat. Prandaj e kërkojmë në kthesat e lumenjve, rreth rrënjëve të drunjve ose gurëve të mëdhenj”.

Forma e grimcave pastaj duhet të shikohet me imtësi me llupë: nëse janë të rrumbullakët, kjo do të thotë se ata lumi i ka rrokullisur për shumë kilometra. Nëse janë të dhëmbëzuar, streha duhet të jetë shumë afër…

Ndërsa, Hristo Atanassov, një elektricist 50-vjeçar, vlerëson se kërkimi është lodhës vetëm nëse ngulmojmë të gjejmë ar kushtoi sa kushtoi. “Mirëpo, nëse rrimë të qetë, buzë lumit dhe mendojmë për arin vetëm sa për të larguar bezditë e përditshme, atëherë kjo është një kënaqësi që nuk paguhet me para…”, filozofon ai, teksa në dorë mban një kënaçe birrë. /Zëri/

Image
Image
Image
Image
Image

/zeri.info/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare