Fischer Mustafës: Keni shumë punë në rrugën europiane

29.10.2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fischer Mustafës: Keni shumë punë në rrugën europiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Austria ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fazat
Duke folur për mbështetjen që Austria ka dhënë para pavarësisë dhe deri në ditët e sotme, kryeministri Mustafa tha se me kontributin që ka dhënë për Kosovën, Austria është bërë pjesë e pandashme e sukseseve dhe simbol i përkrahjes për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, u shpreh i lumtur për vizitën, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë.

Duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, presidenti Fischer tha se tani Kosovën e presin punë të rëndësishme, në proceset integruese evropiane.

Me këtë rast, presidenti Fischer shprehu përkrahjen e Austrisë për rrugën euro-integruese të Kosovës, si dhe proceset tjera ndërkombëtare, siç është edhe anëtarësimi në UNESCO.

Presidenti Heinz Fischer theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Austrinë, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik.

“Ne i kemi dhënë prioritet tërësor zhvillimit ekonomik në Kosovë. Në shtator kanë hyrë në fuqi reformat substanciale fiskale që kemi bërë, si dhe jemi duke punuar intensivisht për përgatitjen e Ligjit për Investime Strategjike, i cili do t’i lehtësoj investimet e huaja në Republikën e Kosovës. Po ashtu, po i trajtojmë me prioritet të veçantë zhvillimin e bujqësisë dhe energjetikës, të cilat janë sektorë vital për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Heinz Fischer, kanë biseduar edhe për proceset tjera në Kosovë që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, marrëdhëniet fqinjësore në rajon, si dhe zhvillimet tjera të rëndësishme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë