Mediet serbe: Kosova i jep një leksion të radhës Serbisë për UNESCO

29.10.2015 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mediet serbe: Kosova i jep një leksion të radhës Serbisë për UNESCO

Gazeta beogradase “BLIC” shkruan se pasi që Bordi Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e miratoi propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Kosova dhe Serbia kanë nisur lobimin për dhe kundër anëtarësimit, si në botën reale, ashtu edhe në atë virtual
BLIC shkruan se, megjithatë, pala kosovare i ka dhënë Serbisë një leksion serioz.

Më tej thuhet se Serbisë i kanë mbetur më pak se një javë që me të gjitha mjetet në dispozicion të sigurojë përkrahjen e atyre shteteve anëtare që ende janë të pavendosura.

Mirëpo, shkruan “BLIC”, nëse merren parasysh përpjekjet aktuale të Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe atë në internet, nuk mund e të mos thuhet se Kosova e ka marrë punën më me seriozitet dhe profesionalizëm.

BLIC krahason dy faqe të internetit, atë të Qeverisë së Republikës së Serbisë “kushtuar Kosovës dhe Metohisë” dhe faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, e cila kontribuon në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Në shkrim thuhet se edhe për laikun më të madh të marketingut dhe teknologjisë informative dallimi mes dy uebfaqeve është jashtëzakonisht i madh.

Redaksia e BLIC-it ka kontaktuar me ekspertë të kësaj fushe të cilët janë të pajtimit se pala kosovare ka investuar dukshëm më mençur në promovim.

Dragan Varagiq, këshilltar për biznesin në internet, qysh në fillim ka bërë dallimin në kuptimin e qëllimit të dy uebfaqeve gjegjëse.

“Uebfaqja e MPJ-së së Kosovës është në përgjithësi më moderne, por faqja e Qeverisë së Serbisë nuk ka karakter promovues. Dizajni të cilin e shohim në uebfaqen serbe është së paku dhjetë vjet i vjetër, por duket se është menduar për përdorim të brendshëm, dhe jo për qëllime promovuese”, thotë Varagiq, transmeton lajmi.net.

Varagiq thekson se është fare e qartë se uebfaqen e MPJ-së e kanë punuar ekspertë dhe së është faqe bashkëkohore, me dizajn të bukur dhe atraktiv.

Gjithashtu, Varagiq thotë se do të jetë shumë interesante të shihet reagimi i Serbisë, dhe se a do ta angazhojnë serbë dikë (dhe kë) për të arritur te grupi qëllimor. Ai pret që delegacioni serb do të vendosë për të investuar më shumë në lobim përmes rrjeteve sociale.

Një analizë të detajuar të dy uebfaqeve e ka ofruar edhe studio “Mida”, e cila punon në zhvillimin e uebfaqeve promovuese.

“Pas analizës së dy uebfaqeve, qëllimi i të cilëve është i ngjashëm, por nga dy aspekte të ndryshme, edhe për përdoruesin më të zakonshëm është fare e qartë në shikim të pare se cila faqe e internetit është përgatitur për qëllime marketingu, e cila për qëllime informative.

Kosovoinunesco.com është pa dyshim produkt i një agjencie profesionale të marketingut me një portofol dhe përvojë ndërkombëtare në zhvillimin e uebfaqeve të niveleve më të larta dhe të orientuara nga marketingu, të cilat mund t’i shohim vetëm te kompanitë multinacionale”, thotë për “BLIC” Nikolla Pantoviq, drejtor në “Mida”.

Ai shton se MPJ e Kosovës sigurisht “nuk e ka angazhuar rastësisht një agjenci të tillë”.

“Krijimi i një uebfaqeje të tillë kërkon angazhimin e një ekipi prej ekspertë në fushat e dizajnit, programimit, shkrimit kreativ dhe marketingut. Është interesante se agjencitë të cilat e kanë përgatitur këtë uebfaqe e kanë për klient edhe USAID-in. Kjo faqe është bërë për qëllime promovuese, prandaj edhe domeni është blerë ekskluzivisht për këtë qëllim”, thotë Petroviq.

Nga ana tjetër, thekson ai, Qeveria e Republikës së Serbisë gjithashtu ka përmbajtje të kësaj teme, por në formë të nën-faqes të një “tashmë uebfaqeje arkaike, e cila na kujton uebfaqet e viteve të nëntëdhjeta dhe filet e internetit”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut