Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, në Zona B në Klan Kosova ka komentuar situatën politike në Kosovë.
O’Connell ka ripërsëritur se dhuna nuk është zgjidhje; pasi ajo s’prodhon tjetër veçse dhunë, njofton Klan Kosova.
“Shumë kam frikë nga përdorimi i dhunës sepse sjell më shumë dhunë”.
“Debati përgjigjet me fjalë: nëse ti përdor vezë, ai do të përdor gurë, nëse ti përdor gaz ai do të përdor granata dore”.
“Kjo është shumë e rrezikshme”.
“Njerëzit janë lodhur; dhuna nuk është rrugëdalje”.
“Dhuna nuk e ndihmon procesin”.



















