Aty, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, eci deri të pika kyqe e tepihut të Kuq, i cili u shtrua për homologun e saj austriak Heinz Fisher, njofton Klan Kosova.
Duke qenë se janë takuar disa herë, mysafiri dhe nikoqirja u treguan të afërt me njërin tjetrin. Por nderimet janë më të lartat.
Si rrallëherë me mysafirët e saj, e para e Kosovës, në nisje të bisedës takoi homologun e saj sy më sy, dhe më pas në një takim të delegacioneve.
E mysafiri, në adresimin për gazetarë tha se shteti i tij është mbrojtës i madh i Kosovës, derisa kërkoi të luftohet korrupsionin per te thithur investimet nga Austria.
Fischer nuk e la pa përmendur edhe bllokadën e punës së Kuvendit nga opozita në Prishtinë. Por u tregua i përmbajtur për të dhënë këshilla.
Edhe Jahjaga, foli për çështjen aktuale. Ajo konfirmoi se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin.
E duke iu referuar vizitës së Fisherit, presidentja kujtoi se Austria është vend mik i Kosovës.
Në këtë konferencë për gazetarë u lejuan vetëm dy pyetje. Njëra, e bërë në anglisht, krijoi konfuzion te folësit.
Presidenti austriak, do të qëndroj edhe të enjten në Kosovë – kur në mëngjes do të ketë një adresim në Parlament, për të cilin një ditë më parë u tha se u anulua.
Ndërsa më vonë të dy krerët shtetërorë do të marrin pjesë në fomrumin ekonomik Kosovë-Austri, nga e cila kanë ardhur 25 investitorë të mëdhenj.
Kronikë e Besnik Tahirit.

















