Gjysma e të rriturve nuk arrijnë që të pastrojnë dhëmbët e tyre gjatë natës sepse janë shumë të lodhur…, ndërsa disa të tjerë pranojnë se përdorin gishtërinjt e tyre si ‘’furçë’’.
Gjysma e të rriturve nuk arrijnë që të pastrojnë dhëmbët e tyre gjatë natës sepse janë shumë të lodhur…, ndërsa disa të tjerë pranojnë se përdorin gishtërinjt e tyre si ‘’furçë’’, transmeton Klan Kosova.
Sipas Mail Online, kështu të paktën u deklaruan ekspertët e shëndetit oral, të cilët bënë një anketë në Britani, ku rezultatet ishin si vijon.
45% nga 10.000 të rritur të anketuar nuk arritën të pastrojnë dhëmbët e tyre gjatë natës.
Arsyet ishin justifikimet duke qenë të lodhur, duke harruar e kështu edhe duke qenë dembel.
Ndërsa 28% përdornin vetëm ujë duke përjashtuar pastën për të pastruar dhëmbët, kurse 14% përdornin gishtrinjt e tyre për t’i larë dhëmbët.
Prandaj duke u bazuar në rëndësinë e madhe që ka për shëndetin e njeriut, higjiena orale, ekspertët paralajmruan mijëra rreziqe të dëmtimit të dhëmbëve, sëmundje nga çamçakezët duke humbur kështu dhëmbët, e duke shkaktuar edhe viruse të ndryshme në gjithë organizmin e njeriut, transmeton Klan Kosova.