Ky është vetëm nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Por, firma e Isa Mustafës e Federika Mogerinit nuk do të ketë as një vlerë nëse nuk ratifikohet nga organet vendimmarrëse të BE-së e Kosovës.
Pas parasysh faktin se Kuvendi i Kosovës është në probleme, për shkak të bllokimit të opozitës edhe kjo marrëveshje mund të has në telashe për tu ratifikuar.
Klan Kosova ka kontaktuar me dy partitë opozitare Vetëvendosje e Nisma, por nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim se si do të veprojnë kur kjo marrëveshje të vjen në Kuvend,njofton Klan Kosova.
Por, është Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ajo që në këtë pikë nuk do të bëjë probleme.
Ahmet Isufi , nënkryetar i AAK-së ,madje thotë se këtë qëndrim do ta mbajnë pavarësisht qëndrimit të partnerëve opozitar.