Shkencëtarët sapo kanë deklaruar se birra është një stimulues shumë i mirë seksual, dhe ju ‘sugjeron’ që të mos e lini birrën pasi që ajo mund të ju ndihmojë shumë në shtrat.
Ja 4 arsyet që tregojnë se pse birra është e mirë për performancën tuaj seksuale:
1) Të bën të zgjatësh më shumë
Sipas ekspertit të seksit, Dr. Kat Van Kirk,, phitoestrogjenet që gjinden në alkool ndihmojnë që ju të mos ejakuloni menjëherë, transmeton lajmi.net.
Prandaj, nëse dëshironi të zgjatni më shumë, ju nuk keni nevojë më të mendoni gjëra jo seksuale, si ekuacione të matematikës apo për lojën e futbollit Shqipëri – Serbi, por mjafton të pini një gotë birrë në fillim dhe gjithçka do të jetë në rregull.
2) Birra e zezë shërben si nxitës seksual
Hekuri i cili gjendet në birrën e zezë i ndihmon qelizat e kuqe të gjakut që të krijojnë haemoglobin, e të cilat shpërndajnë oksigjen gjatë tërë trupit.
Prandaj e përmirëson qarkullimin tuaj të gjakut që do të thotë se ju do të keni një ereksion më të fortë.
3) Birra të bën më të qëndrueshëm
Sipas disa studimeve të hulumtuesve italian, ata kanë zbuluar se nëse e pini një gotë birrë në ditë, ju do të keni 31% gjasa më pak që të vuani nga sulmet e zemrës, goditjet në tru, apo çfarëdo sëmundje e zemrës.
Që do të thotë se ju do jeni më i shëndetshëm dhe më ‘fit”.
4) E qetëson stomakun tuaj
Prapë duke u bazuar në studimet e Dr. Kirk, thuhet se birra ka shumë vitamina dhe minerale që kanë kualitete probiotike, e të cilat mund ta përmirësojnë shëndetin tuaj në përgjithësi, e sidomos stomakun tuaj.