Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancë të rregullt plenare më 2 nëntor.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë ka qenë kërkesë e Grupeve Parlamentare që të ketë siguri në seancë, raporton gazetari i “Kohës Ditore”.
Ai ftoi organet e sigurisë që ta bëjnë këtë dhe kërkoi përgjegjësi nga këto organe për shkak se, siç tha ai, “në Kuvend deri tash kanë hyrë vezë, gaz lotsjellës, alkool e drogë”.

















