Fitim Selimi, anëtari i kryesisë së AKK’s ishte i ftuemi i dytë në emisionin Rrokum Roll.
“Qeverisja jonë lokale nuk asht e mvarun nga qeverisja qendrore”, tha Selimi ne pyetjen se a kane ndikue ndodhitë pozitë-opozitë të Qeverisjes qendrore ne koalicionin AAK-LDK të komunës se Lipjanit.
“Nëse hyn në funksion marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe, atëhere na e fusim nji bombë mbrenda”, tha Selimi.
“Fshatnat me shumicë serbe në kuadër të komunës së Lipjanit, janë bashkue me komunën e Graqanicës”, ka shtue ai.
“Asht nënshtrim karshi skemave ndërkombëtare të cilat janë ma shumë shabllonike. Nuk e di çfarë randësie ka pamvarësia kur na përmbrenda e kemi nji substancë që na shkatërron”, tha Selimi rreth bisedës për marrëveshjet e nënshkrueme.
Për suspendimin e opozitës nga seanca e kalueme, Selimi tha se pozita s’duhet me veprue kështu, por duhet ose me u ballafaque me argumentet e opozitës ose të dorëhiqen.
Për protestat e përmenduna nga fronti opozitar, Selimi tha se kane me qenë protesta shumë të civilizueme.