Haradinaj propozon që zyrtarët e xhamive të paguhen nga buxheti i shtetit (Foto)

26.10.2015 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj propozon që zyrtarët e xhamive të paguhen nga buxheti i shtetit (Foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e degës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryesinë e degës së Gjilanit, të shtunën ka vizituar Bashkësinë Islame në këtë komunë, ku është pritur nga Sylejman Osmani.

Vizita është realizuar si rezultat i kërkesës së kryetarit të BIK-ut për takim me kryetarin Haradinaj për temat që i preokupojnë qytetarët e Kosovës.

Pas një prezantimi të Osmanit për gjendjen e BI-së në Gjilan, ai kërkoi nga Haradinaj që feja islame në Kosovë të trajtohet si të gjitha konfeksionet tjera dhe të mos shihet si kompleks fakti i të qenit mysliman, “por të krenohemi dhe mos të fshihemi duke mos na krahasuar me ekstremizmin fetar”.

Displaying Picture 005.jpg

“Ne nuk duhet të përfshijmë të gjithë besimtarët dhe t’i krahasojmë me individë të caktuar të cilët shprehin ekstremizmin dhe fshihen në kuadër të islamit”, ka thënë Osmani.

Haradinaj me këtë rast e mbështeti prezantimin e Osmanit dhe shfrytëzoi rastin që t’i sqarojnë disa keqkuptime dhe keqinterpretime të cilat kanë qarkulluar.

Haradinaj prezantoi idenë që zyrtarët e xhamive të cilët punojnë nëpër institucionet fetare të paguhen nga buxheti i shtetit.

Displaying Picture 002.jpg

“Kjo për arsye që të drejtohemi drejt Bashkimit Evropian dhe jo nga Shtetet Arabe, me të vetmen arsye që për shkak që në Kosovë jetojnë shumica myslimane të kemi trajtimin e njëjtë sikurse konfeksionet tjera që jetojnë në vendet evropiane. Nëse zyrtarët që punojnë nëpër xhami do të trajtohen njëjtë dhe do të kenë kushtet e njëjta sikurse zyrtarët e konfeksioneve të feve të tjera në Evropë, do të krijonim kushte më të mira dhe do të shkonim drejt Evropës me kushte më të mira. Kjo ka qenë ideja jonë edhe pse është e vështirë të shpjegohet para opinionit publik”, ka thënë Haradinaj.

Displaying Picture 001.jpg

Tutje, Haradinaj, në shenjë respekti, i dhuroi Osmanit një flamur kombëtar. Ndërsa, Osmani i dhuroi Kuranin në gjuhen shqipe dhe një palë tespih Haradinajt.

Ndërkaq, Haradinaj ka marrë pjesë edhe në konstituimin e Kryesisë së Aleancës së Gruas, dega në Gjilan, ku ka folur për rolin e gruas dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë.

Në takim mori pjesë edhe kryetarja e AGK-së, Magbule Shkodra, ku ju drejtua të pranishmeve duke i uruar për kryesinë e re dhe duke kërkuar angazhim më të madh. Në fund Kryetarja e AGK-së dega në Gjilan, Mimoza Kadriu, tha që së bashku me kryesinë e re do të angazhohemi më tepër që të arrijmë objektivat e AAK-së.

Takimi në hotelin “Kristal” me strukturat e AAK-së në Gjilan me temën ngjarjet aktuale politike në vend.

Pas konstituimit të kryesisë së re të AGK-së, Haradinaj së bashku me Rexhep Kadriu janë takuar me Këshillin drejtues të AAK-së në Gjilan.

Haradinaj ka përshëndetur punën e nënkryetarit të komunës Rexhep Kadriu dhe bashkëpunimit me koalicionin në nivel lokal për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Mirëpo, ka kërkuar mbështetje më të madhe nga dega e AAK-së në Gjilan.

“Janë dy tema të cilat nuk guxojnë të lihen anash dhe t’i lejojmë të kalojnë. E para është demarkacioni me Malin e Zi dhe e dyta është krijimi i asociacionit të komunave serbe e ashtuquajtur “Zajednica”. Ne nuk kemi lejuar që të mbahen seancat e Kuvendit me qëllim që këto dy marrëveshje të tërhiqen mbrapa dhe të vazhdojmë me punët tjera sipas agjendës. Nuk ka asgjë të keqe nëse ato marrëveshje tërhiqen mbrapa, pasi që janë në dëm të Kosovës dhe ne nuk do të lejojmë që këto marrëveshje të zbatohen”, ka thënë Haradinaj.

Në takim të pranishmëve iu drejtua edhe Rexhep Kadriu duke prezantuar të arriturat si pjesë e koalicionit dhe punët në vijim. Ndërsa, Ahmet Isufi kërkoi një angazhim më të madh të të gjitha strukturave të AAK-së në Gjilan që ta përkrahin Haradinajn.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta