Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismjali i është kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, i cili kërkoi që deputetëve t’u bëhet testi i alkoolit para se të hyjnë në seancë. Ismajli ka thënë Thaçit se ai dhe shokët e tij, është mirë që ta bëjnë testin e kokainës.
“Hashë, mbasi u deklarove që duhet me i testue deputetët se a janë nën influencën e alkoolit, po m’intereson se a kishe pranue ti me do dosta me iu nënshtrue edhe testit të kokainës, tash që u çel ky muhabet? #thash #pothom”, ka shkruar Ismajli.


















