Mustafa: Nënshkruajmë MSA-në, opozita s’mund t’i pengojë proceset integruese

26.10.2015 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Nënshkruajmë MSA-në, opozita s’mund t’i pengojë proceset integruese

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj që t’i dëshmojë Bashkimit Evropian se është një shtet partner shumë serioz për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Zoti kryeministër, nesër pritet që ju të nënshkruani Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian. Ku qëndron rëndësia e kësaj marrëveshje për Kosovën?

Isa Mustafa: Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj, që me këtë marrëveshje t’i dëshmojë Bashkimit Evropian se është një shtet partner shumë serioz për t’i bërë të gjitha reformat e brendshme që ekonomia dhe tregu ynë të jetë në harmoni të plotë me tregun e lirë të standardeve evropiane.

Jam i bindur që përfitimet e ekonomisë së Kosovës janë të shumëllojshme nga kjo marrëveshje. Por, mendoj se edhe përfitimet e Bashkimit Evropian janë evidente sepse do të ketë në gjirin e saj një vend i cili ka specifika zhvillimore dhe i cili mund të jetë vlerë shtuese e këtij tregu.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), paraqet kurorëzimin e një pune disavjeçare të të gjitha institucioneve të Kosovës në rrugën drejt përafrimit të vendit me familjen evropiane – atje ku e edhe e ka vendin.

MSA qartëson dhe i vë kornizën perspektivës Euro-Atlantike të Kosovës. Me këtë vendim, vendet anëtare të Bashkimit Evropian po dëshmojnë unitetin e tyre për perspektivën evropiane të Kosovës dhe ato po dërgojnë një sinjal të qartë te qytetarët e Kosovës rreth të ardhmes së tyre.

Sa është e gatshme Kosova të marr përsipër zbatimin e reformave të kërkuara me marrëveshje, pasi që vet nënshkrimi i marrëveshjes paraqet një përafrimin me standardet evropiane?

Isa Mustafa: Mendoj që zbatimi i të gjitha reformave të kërkuara nga kjo marrëveshje e bën vendin tonë një treg atraktiv për bizneset e brendshme dhe i inkurajon investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë, për të cilët kemi shumë nevojë. Tregu i Kosovës dalëngadalë po hapet me BE-në dhe më shumë mallra dhe se do të hapet edhe më shumë për mallrat që janë prodhim i Kosovës të cilat do të plasohen në tregjet e jashtme.

Ne kemi kapacitete të fuqishme në disa sektorë të cilat do t’i shfrytëzojmë për t’i plasuar në këtë treg që po hapet, siç janë sektori i bujqësisë i përcjellë me industrinë ushqimore, sektori i energjisë, sektori i xehetarisë dhe metalurgjisë, sektori i shërbimeve, teknologjia e informacionit, do të nxitet aktivizimi i resurseve tona turistike.

Çështja kryesore që shtrohet këtu është edhe fakti se sa ndihmon kjo marrëveshje në rritjen ekonomike në Kosovë?

Isa Mustafa: Praktikat tregojnë se të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të cilat kanë përvojat e tyre me nënshkrimin e Marrëveshjeve për Stabilizim Asociim kanë realizuar një rritje afatgjate ekonomike, kanë krijuar më shumë vende pune, kanë diversifikuar ekonominë e tyre dhe po ashtu kanë shtuar konkurrencën dhe kapacitetet ekonomike. Jam i bindur që edhe Kosova do ta bëjë këtë.

Po ashtu, përfitimet e sektorit të prodhimtarisë do të jenë dukshëm më të mëdha. Komisioni Evropian nëpërmes fondeve të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA) do të investojë në Kosovë deri në vitin 2020 mbi 600 milionë euro dhe këtu do të përfitojnë edhe prodhuesit për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Kosovarët janë popull pro-evropian dhe këtë orientim asnjëherë nuk e kanë lëkundur gjatë historisë, Kurse me nënshkrimin e MSA-së ky përcaktim i yni po kornizohet dhe po futet në një rrugë me të ardhme shumë të qartë.

Kryeministër, aktualisht ka një bllokadë në Kuvendin e Kosovës. Nisur nga këto procese integruese, qoftë MSA apo liberalizimi i vizave, sa konsideroni se kjo bllokadë pengon Kosovën në këto procese?

Isa Mustafa: Këtu ka tendenca që të bllokohet puna e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, puna nuk mund të bllokohet sepse Kuvendi i Kosovës e ka shumicën evidente të deputetëve dhe e ka koalicionin i cili ka dy të tretat e deputetëve në Kuvend. Koalicioni është i fuqishëm, ai do të punojë, do të përmbushë programin qeveritar dhe legjislativ që ia ka propozuar dhe që ka planifikuar për këtë vit në Kuvend.

Konsideroj që çështjet e tjera duhet të zgjidhen duke respektuar procedurat demokratike dhe procedurat kuvendore. Mirëpo, opozita vetëm mund të krijojë vështirësi, por assesi nuk mund ta parandalojë ose bllokojë apo të krijojë pengesa në punën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.

Marrë parasysh atë që pamë në seancën e fundit të Kuvendit, ku kishte tensione të mëdha, si kryeministër i vendit çfarë mesazhi keni për partitë në Kuvend, si mund të tejkalohet kjo krizë dhe kjo bllokadë në Kuvend?

Isa Mustafa: Kriza tejkalohet duke respektuar rregulloren e Kuvendit, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këto janë rregullat të cilat duhet t’i zbatojë dhe t’i respektojë sikurse pozita ashtu edhe opozita.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare