Së fundmi mediat rozë kanë gjetur se i dashuri i ri i këngëtares Dafina Zeqiri quhet Jose dhe vjen nga Republika Domenikane.
Edhe pse ajo nuk ka deklaruar asgjë publikisht, nuk e ka mohuar një lajm të tillë.
Madje në rrjetin social Instagram Dafina ka bërë një dedikim romantik.
“E di se mund të jem xheloze me raste, por kjo ndodh se unë dua që ti të jesh vetëm i imi!”, shkruan këngëtarja.
Postimin e saj e ka shoqëruar me fotografinë e mëposhtme, në të cilën shfaqet po ashtu ‘romantike’, ka shkruar ajo përbri kësaj foto që ka postuar në Instagram.