Familja Jashari i jep mbështetje SHFHDK-së

26.10.2015 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Familja Jashari i jep mbështetje SHFHDK-së

Rifat Jashari i dha mbështetje të plotë Komisionit, duke theksuar se edhe të rënët e paraluftës çlirimtare për liri dhe pavarësi janë dëshmorë të kombit.

Në vazhdën e veprimtarisë për të kërkuar mbështetje, Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (KFHDK) qëndroi në Prekazin legjendar, me ç’rast vizitoi familjen emblematike të heroit kombëtar, komandantit legjendar Adem Jashari, familje e cila është shembulli më i mirë dhe më kuptimplotë dhe me konotacion shumëdimensional, duke i dhënë atdheut mbi 50 heronj dhe dëshmorë të kombit për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Gjatë një bisede shumë të ngrohtë dhe tejet vëllazërore, kryetari Naim Zhitia, në emër të Komisionit e falënderoi Bacën Rifat për mikpritjen të cilin e njoftoi me aktivitetin dhe kërkesat e Komisionit, të cilat kanë të bëjnë me dëshmorët e rënë në fushën e nderit të paraluftës çlirimtare për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, në mënyrë që me ligj t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit, ashtu si edhe të gjithë dëshmorëve tjerë.

Rifat Jashari me këtë rast iu dha mbështetje anëtarëve të Komisionit për aktivitetin në drejtim të zyrtarizimit edhe të plejadës së dëshmorëve të paraluftës çlirimtare për dëshmorë të kombit.

Duke kërkuar mendimin edhe të familjes Jashari, Naim Zhitia dhe anëtarët tjerë të Komisionit, Bacën Rifat e njoftuan edhe me iniciativën për themelimin e Shoqatës, e cila do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë dëshmorët e kombit pa dallim periudhe kohore.

Rifat Jashari me këtë rast i dha mbështetje të plotë Komisionit, duke theksuar se edhe të rënët e paraluftës çlirimtare për liri dhe pavarësi janë dëshmorë të kombit, për çka institucionet e Kosovës duhet t’i njohin ashtu si edhe dëshmorëve të tjerë. Prandaj, me këtë rast Baca Rifat i dëshiroi punë të mbarë dhe suksese Shoqatës në rrugëtimin e saj për të mbrojtur gjakun e derdhur të të gjithë dëshmorëve të kombit në të gjitha periudhat e rezistencës ndaj pushtuesit serb.

Po ashtu Komisioni në fjalë gjatë ditës vizitoi edhe familjen e Tahir dhe Nebih Mehës në po këtë fshat, me ç’rast nipi i Tahir Mehës, Ilir Meha, i priti anëtarët e komisionit në kullën e dëshmorëve të kombit dhe në familjen e tij.

Pasi falënderuan për mikpritjen, Komisioni në Kullën e Tahir dhe Nebih Mehës mbajti një mbledhje, në të cilën u diskutua për hapat e ardhshëm që do bëhen me qëllim të arritjes së kërkesave të drejta të Komisionit për dëshmorët e paraluftës çlirimtare. Në këtë Kullë, në truallin e të cilës Tahir e Nebih Meha, duke luftuar kundër njësive speciale të ish-Jugosllavisë 23-milionëshe, ia dridhen themelet krijesës artificiale jugosllave, apo burgut të popullit shqiptar, duke bërë jehonë të madhe për heroizmin dhe luftën e pabarabartë që u zhvillua më 13 maj 1981, u vendos që të themelohet Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Ndërsa, me qëllim të sensibilizimit edhe më të madh dhe për të bërë presion në institucionet qeveritare të Kosovës, u vendos që më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, të organizohet një protestë, me kërkesë të vetme që dëshmorët e paraluftës të njihen dëshmorë të kombit sipas Ligjit aktual, i cili faktikisht i njeh dëshmorë edhe të gjithë të rënët në periudha dhe forma të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit, por Komisioni Qeveritar për Verifikim ende nuk i ka futur emrat e dëshmorëve në listën zyrtare të dëshmorëve të kombit. Prandaj edhe me këtë rast u kërkua nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komisioni Qeveritar për Verifikim që të aprovojë kërkesën për njohjen zyrtare të statusit të dëshmorëve të kombit edhe atyre të rënëve para luftës çlirimtare në Kosovë, thuhet në kumtesën e Komisionit të Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (KFHDK), thuhet në njoftim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare