Ka nisur sot rreth orës 13:00 në Beograd një takim i kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, me përfaqësues të serbëve të Kosovës.
Sipas njoftimit të agjencisë Tanjug, në takim marrin pjesë deputetë serbë dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, si dhe kryetarë të 10 komunave me shumicë serbe.
Në takimin në Pallatin Serbia merr pjesë edhe ministri serb i Punës, ish-shefi i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin.


















