Opozita merr përsipër hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

E publikuar: 23/10/2015 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes perms facebook.

“Ky i fundit e blindoi Kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë.

Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia” transmeton koha.net.

“Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.