Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të kuorumit, pasi anëtarët e këtij komisionin nga opozita nuk kanë qenë prezent, raporton Gazeta Tribuna.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur se disa anëtarë të Komisionit, kanë shkuar në Beograd e disa janë duke blerë harxh.
“Disa kanë shkuar në Mini Max me ble harxh e disa në Beograd. Do ta ftojë edhe njëherë të hënën mbledhjen e këtij komisionit”, u shpreh Veseli.
Ai ka thënë se deri me 27 tetor duhet të bëhet përzgjedhja e anëtarëve.
Në fund, Veseli u shpreh: “Shihemi në ora 4, keni çka me pa”/Gazeta Tribuna/




















