Thaçi demanton Remin: Nuk ka ndryshim të Qeverisë, as zgjedhje të reja

E publikuar: 22/10/2015 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zavendëskryeministri Hashim Thaçi e quen qesharake mundësinë për zgjedhje të reja dhe mohon mundësinë për zgjanim të koalicionit, apo Qeveri teknike, ashtu si e pershkroi situaten Rrustem Mustafa e emisionin Rrokum Roll.

Thaçi ka theksue se opozitës po i mungon vizioni, tue ripërsërite se nuk do të ketë zgjedhje të reja, zgjanim të koalicionit e as Qeveri teknike.

Ai ka deklarue se zgjedhjet e kalueme ishin nga ma të vlerësuemet dhe rezultati i tyne u pranue nga të gjitha partitë.

“Unë vlerësoj opinionet e analistëve të ndryshëm, por nji vlerësim i tillë asht qesharak. Na kemi mbajte zgjedhje të shkëlqyeme në Qershor të vitit 2014. Gjithë spektri politik ka pranue rezultatin. Tërheqje nuk do të ketë. As Qeveri teknike, nuk do të ketë as zgjanim të Qeverisë, por natyrisht zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në Qershor 2018”, ka theksue Thaçi për RTK.

Ministri i Punëve të Jashtme thotë se opozita nuk ka vizion dhe po identifikohet vetëm me dhunë.

“Nuk asht mirë as për ne si parti të koalicionit që opozita të identifikohet vetëm me dhunë apo armë, por të identifikohet me vlera, standarde, vlera ide dhe vizion, kjo asht tue i mungue. Jam i bindun se qytetarët e Kosovës nuk votojnë njerëz të dhunës, nuk i shpërblejnë ata që e damtojnë shtetin”, ka deklarue Thaçi.