Vuçiq u jep “gajret” serbëve: Mbani kokën lart

E publikuar: 22/10/2015 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë qytetarëve serb që ta mbajnë kokën lart, dhe të mos dëshpërohen për mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s në Paris, duke thënë se Serbia nuk ka humbur asgjë, por kanë humbur ata që kanë nxituar të na tregojnë fuqinë e tyre.

“Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është: kokën lart. Nuk kemi humbur asgjë dje në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv. Humbësit janë ata që nxituan të na tregojnë se sa të fuqishëm janë”, ka thënë Vuçiq nga Madridi i Spanjës, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se shteti i tij Serbia do të vazhdoj përpjekjet kundër anëtarësimit të Kosovës, duke theksuar se ka një numër shtetesh që nuk kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. /Indeksonline/