Ja pse nuk duhet të pini ujë në shishe plastike

E publikuar: 22/10/2015 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uji qe ndodhet ne shishe plastike mund te përmbajë metale te cilat sjellin probleme me mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale.

Qe kur këngëtarja Sheryl Crow deklaroi se pati kancer gjiri për shkak te konsumimit te ujit te ndenjur dhe te ngrohte ne shishe plastike, një mori informacionesh qarkullojnë për këtë teme. Valle vërtet këto shishe janë kaq te rrezikshme?

Një metal i rende dhe një armik i hormoneve tona

Uji qe ndodhet ne shishe plastike mund te përmbajë antinomi, një lloj metali i rende, i cili sjell probleme me mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale. Nga ana tjetër, bisphenoli A qe ndodhet ne shishe ngacmon sistemin hormonal.

Sa me nxehte te beje aq me i ndotur behet uji

Shkencëtaret kane zbuluar gjithashtu se sa me e larte te jete temperatura e ambientit aq me shume rritet përqendrimi i antinomit (dyfishohet) dhe ne këtë mënyrë rritet edhe rreziku për organizmin.

Hidhini shishet qe kane qëndruar për shume kohe ne te ngrohte

Studiuesit tregojnë se nëse një shishe ujë qëndron për një kohe te gjate ne te ngrohte apo ne diell ai mund te behet me i rrezikshëm, sidomos për fëmijët. Ruajini gjithmonë shishet ne frigorifer apo neper vendet e freskëta te kuzhinës. Gjithsesi, kjo nuk do te thotë qe një gllënjkë ujë i ndenjur shkakton problem, mjafton qe mesazhi te kuptohet.