ATK, ka filluar me zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike

22.10.2015 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ATK, ka filluar me zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike

Administrata Tatimore e Kosovës, ka filluar me zbatimin e Ligjit Nr.05/L-43 për Faljen e Borxheve Publike.

Ligji Nr.05/L-43 për Faljen e Borxheve Publike, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që personat fizik dhe juridik kanë për periudhën deri më 31 Dhjetor 2008.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka identifikuar të gjithë personat që kanë obligime të pashlyera dhe që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri me 31 Dhjetor 2008.

Nga falja e borxheve publike për periudhën deri 31 Dhjetor 2008, sipas këtij Ligji përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, me kusht që të njëjtit: të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Pagesa e plotë e kryegjësë mund të bëhet kurdoherë brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit, respektivisht deri më 2 Shtator 2016.

Personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 Dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e borxhit bazë për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.

Në çoftë se nuk kryhet pagesa e plotë, personat e këtillë mund të lidhin marrëveshje me Administratën Tatimore të Kosovës kurdoherë brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit, respektivisht deri më 2 Shtator 2016, për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja, këta persona, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 Dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.

Personat të cilët lidhin marrëveshje dhe nuk respektojnë kushtet e marrëveshjes, Administrata Tatimore e Kosovës, të njëjtit do t’i vendos në listën e borxheve, duke i bërë obligues për të gjitha borxhet e mbetura sipas kërkesave ligjore që kanë qenë të zbatueshme para lidhjes së marrëveshjes.

Borxhet e pashlyera deri me 31 Dhjetor 2008, ku shuma totale e borxhit bazë është në vlera të vogla prej 1 deri në 100 euro, do të fshihen në mënyrë automatike.

Subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji, këtë të drejtë mund ta realizojnë brenda periudhës prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, thuhet në njoftim për media të ATK-së .

Kërkesën për pjesëmarrje në programin për faljen ë borxhit publik, mund ta gjeni në zyrën përkatëse regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare