Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimi që e ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Delaëie, ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës nuk do të ketë asnjëherë skena të konfliktit.
Ai theksoi se janë njerëz të dobëta ata që bëjnë destabilizim në Kuvend.
“Asnjëherë nuk do të ndodhë ndonjë skenar i konflikti dhe destabilizimit në Kuvendin e Kosovës. Janë njerëz të dobët që nuk ia donë të mirën vendit ata që krijojnë situata të konflikteve”, tha Veseli në një konferencë për media pas takimi.
Ai i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë për Kosovën dhe iu ka bërë thirrje opozitës që të mos e bllokojnë Kuvendin.
“Falënderoj SHBA-të që po japin për Kosovë. Është një shqetësim i gjithë miqve tonë që kanë punuar në shtetndërtimin dhe në ngritje të demokracisë së . Kosova do të jetë storie e suksesit, një shtet ligjor, strabil dhe i zhvilluar. Kosova do të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike. Është shqetësim për bllokimin nga opozita, por duhet të dinë opozita se Parlamenti është vendin ku duhet të komunikojmë e jo të bllokojmë. Kuvendi nuk ka nënshkruar asgjë dhe nuk duhet të bllokohet, aty mund të shprehen të gjitha shqetësimet. Iu bëjë thirrje që të vijnë në Kuvend që të shprehin qëndrimet e tyre lirshëm, para të gjithëve dhe në asnjë mënyrë të bëhemi stori të situatave të rënda sepse për këtë shtet kemi bërë shumë sakrifica”, theksoi Veseli.
I pari i legjislativit shprehu shqetësimin se bllokimi i Kuvendit ndikon shumë edhe në integrimet euroatlantike të Kosovës./Gazeta Tribuna/



















